E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi-Solana:Kosova ka bërë progres, por ka ende sfida

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në Bruksel me përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, me të cilët ka biseduar për aktualitetin politik në Kosovë dhe me çështje që kanë të bëjnë me procesin e Integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian.
Në takim, kryeministri kosovar Thaçi ka ritheksuar përkushtimin e qeverisë së Kosovës për thellimin e reformave të gjithanshme, në funksion të përshpejtimit të procesit të Integrimit të Kosovës në BE. "Kosova do të jetë pjesë e pandashme e procesit të Integrimit Europian. Vendi ynë do të vazhdojë të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, me politika të qarta për integrimin afirmativ të komuniteteve, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe fqinjësinë e mirë", ka theksuar kryeministri Thaçi. Ndërkaq Solana, ka përshëndetur angazhimet e qeverisë së Kosovës, duke theksuar posaçërisht angazhimin e qeverisë për zhvillim ekonomik, integrimin e suksesshëm të komuniteteve, bashkëpunimin rajonal dhe me institucionet e Bashkimit Europian. Solana ka nënvizuar nevojën e mbizotërimit të ligjit dhe rendit në Kosovë, dhe në këtë kontekst, sipas tij, roli i EULEX-it është themelor në zhvillimin e ardhshëm të Kosovës. EULEX është në funksionim të plotë tashmë dhe ka dhënë rezultatet e para konkreteështë dhe për këtë Solana është shprehur shumë i kënaqur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›