Mesila Doda i tregon Tanja Fajonit: Griselda nuk ishte shtatzënë
Deputetët e mazhorancës nuk kanë mundur të arrijnë një konsensus për rezolutën e PE-së mbi situatën postzgjedhore në Shqipëri se kanë qenë shumë të zënë që të informojnë eurodeputetët për historinë tragjiko-komike të bashkëshortes së kryebashkiakut të ri të Kavajës, Griselda Zaimi. Siç bëri të ditur dje një televizion pranë qeverisë, Abc News ka qenë deputetja Mesila Doda që ka sqaruar me detaje eurodeputeten Tanja Fanjon mbi këtë histori. Në web-in e këtij televizioni thuhet se edhe pas rreth dy javëve të historisë së sajuar të Griselda Roshit, bashkëshortes së kryebashkiakut të Kavajës për shtatzëninë 9-muajshe dhe fëmijën e saj të rrëmbyer, eurodeputetja Tanja Fajon vijon ta besojë atë. Kjo pasi informacioni i vetëm që ajo ka marre për këtë histori që e ka tronditur është e-maili që socialisti Erjon Veliaj i kishte dërguar. Fajon ka debatuar në Parlamentin Europian me deputeten shqiptare Mesila Doda, ku kjo e fundit e ka sqaruar përfundimisht se historia ishte një sajesë e rëndë e pohuar nga Griselda dhe bashkëshorti i saj.