E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjigja e Stefan Fyle për Albana Vokshin

Një nga pikat kulmore të takimit të delegacionit parlamentar shqiptar në Bruksel ishte dialogu i Albana Vokshit me Komisionerin Fyle. Vokshi, e cila kërkoi disa herë të merrte fjalën, kishte tërhequr vemendjen e Komsionerit, i cili më në fund i dha fjalën.

Në vend të fjalës Vokshi kishte tri pyetje.

Pyetja e parë: Zoti Fyle, a jeni në dijeni që Edi Rama kërcënoi gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor?

Pyetja e dytë: Zoti Fyle, a jeni në dijeni se Rama kërkon të rrëzojë qeverinë?

Pyetja e tretë: Zoti Fyle, nëse në vendin tuaj do kishit një person si Rama si do të reagonit?

Komisioneri Fyle, i cili ishte skuqur i tëri nga sikleti i pyetjeve idiote, shpërtheu papritur: No, No, No, I dont know (Jo, jo, jo dhe nuk e di. Ju përgjigja pyetjeve tuaja, dakord).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›