E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mësimdhënësit e viteve ’90 -‘99 duan status të veçantë ligjor

Të punësuarit në arsimin shqip të Kosovës nga viti 1990 deri më 1999, të cilët i kanë rezistuar regjimit të Serbisë me sistem paralel shkollor, kërkojnë status të veçantë ligjor.

Të organizuar në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit të Kosovës (SBASHK), ata, nëpërmjet një peticioni me 12 mijë nënshkrime, dërguar Parlamentit të Kosovës, MASHT-it, Ministrisë së Punës dhe kryetarëve të grupeve parlamentare të partive politike, kanë thënë se duan barazim të statusit me personat e merituar për rezistencë kundër pushtetit okupues të Serbisë, shkruan Koha ditore.

Pos kësaj, ata kërkojnë që të vlerësohet edhe vlefshmëria e sistemit arsimor 1990-1999, zgjidhjen e statusit të tyre, të stazhit të punës etj. Të gjitha këto ata i kërkojnë që të jenë të rregulluara me ligj. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›