Mësimi i anglishtes, me metodë online
Mësimi i gjuhës angleze do të bëhet me metoda të avancuara, me sistem “online”. Kjo do të realizohet sapo të jetë vendosur infrastruktura e nevojshme, pasi metoda dhe pjesët e tjera teknike për të realizuar procesin janë lehtësisht të zbatueshme. Risia është konfirmuar nga Ministria e Arsimit.
“Tani po punojmë për futjen e metodës ‘online’ në mësimin e anglishtes, pasi kemi të gatshme infrastrukturën e duhur për zbatimin e kësaj metode, që është fjala e fundit e librit elektronik shkollor”, sqaroi Ministria e Arsimit. Sipas specialistëve që kanë analizuar Altertekstin, përmirësim të vazhdueshëm ka pasur dhe cilësia e tekstit shkollor. Ndërkaq, data 25 gusht është dita kur fillon dhe shitja e tekstit shkollor në shkolla. Prindërit dhe nxënësit do të kenë ndihmën e nevojshme të mësuesve dhe drejtuesve për të blerë tekstin e duhur.
Kërkesa për tekstet shkolloreMinistria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të programeve mësimore të përgatitura prej saj, shpall kërkesën për tekste shkollore për vitin 2011-2012. është hera e parë që autorët dhe botuesit kanë një periudhë kohore përgatitjeje mbi 8 muaj, gati katër herë më shumë nga praktika e deritanishme. Sipas Ministrisë së Arsimit, mungesa e kohës për përgatitjen e teksteve shkollore ka qenë një nga dobësitë e reformës së Altertekstit. “Shumë shpejt do të bëjmë të mundur realizimin e këtij procesi në një periudhe kohore 15-mujore, duke arritur një standard europian në fushën e përgatitjes së teksteve shkollore. Pa dyshim që kjo masë është një favorizim që u bëhet autorëve të teksteve shkollore të arsimit parauniversitar, si dhe botuesve shqiptarë”, sqaroi zyrtarisht Ministria e Arsimit. Kërkesa është për 28 tekste shkollore të reja të klasës së 12-të, katër të klasës së 10-të, si dhe për tekste të tjera të shkollës së mesme dhe nëntëvjeçare. Gjatë këtyre 5 viteve të shpalljes së reformës “Altertekst”, kjo reformë e ka rritur gamën e titujve të saj nga tekste shkollore të autorëve shqiptarë, në tekste të përkthyera nga shtëpi botuese perëndimore, në shumëllojshmëri tekstesh për mësimin e anglishtes, ku dominojnë metoda të huaja të shtëpive botuese më në zë, metoda të huaja të gjuhëve të tjera si frëngjisht, italisht dhe tani së fundmi gjermanisht dhe spanjisht.
Libri i mësuesitKëtë vit u arrit dhe u realizua bashkëshoqërimi i çdo teksti shkollor me librin e mësuesit. Përzgjedhja e teksteve në shkolla u ndërtua mbi një platformë të re që gradualisht shmang alternativat e ndryshme të një teksti shkollor në shkolla të përafërta dhe e bën më të lehtë shpërndarjen e librit shkollor. “Brenda një periudhe 4-mujore do të futemi në kërkesën e tekstit shkollor në formën e serisë së integruar për të tre ciklet e arsimit (fillor, i mesëm i ulët dhe i lartë), që kërkon dhe një reformim cilësor të shtëpive botuese për t’ju përgjigjur kërkesave të kurrikulës së re”, sqaroi MASH. çmimet e teksteve shkollore ne Shqipëri mbeten më të ulëtat në Europë, ndonëse cilësia e tyre vazhdimisht ka qenë në rritje. Sipas komisionit, sisa pjesë të Altertekstit 2011 do të përmirësohen më tej mbi bazën e mendimeve të mësuesve, autorëve dhe botuesve.
#