Bombardimet marrin jetën e liderit të Hamasit
Izraeli ka kryer një sërë bombardimesh ajrore në Gazë, të cilat shkaktuan vdekjen e një komandanti të Hamasit, si dhe plagosjen e 11 personave. Njoftimet izraelite thonë se sulmet ishin më të rëndat e këtyre muajve të fundit. Ushtria izraelite thotë se sulmet ishin në kundërpërgjigje të një rakete palestineze të hedhur në qytetin Ashkelon ditën e premte. Raketa shkaktoi dëme në një bllok apartamentesh, por nuk plagosi njerëz. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se raketa e hedhur në Ashkelon ishte 'tepër serioze', pasi aty banojnë 125,000 persona. Kryebashkiaku i qytetit tha se sulmi ishte nga më seriozët që nga ofensiva izraelite kundër Rripit të Gazës në janar të 2009-s. Hamasi, grupi islamik që kontrollon zonën e Gazës, tha se militanti i vrarë nga sulmi i Izraelit ishte Issa Batran, 42 vjeç, komandant i një grupi të armatosur të Hamasit në qendër të Gazës, i cili ndërtonte raketa.
#