E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës shpërndan 40 bursa për nxënësit në nevojë

Bashkia e Tiranës ka shpërndarë sot në qëndrën “Don Bosko” 40 bursa për nxënësit në nevojë.

Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama i bëri apel nxënësve të ndjekin ëndrrën e tyre duke shtuar se bashkia do t`i ofrojë gjithmonë mbështetje.
 

“Ky projekt është një progam i integruar të cilin e kemi lidhur me programet tona sociale. Ky projekt është i lidhur me programin tonë të strehimit social dhe lidhjes së domosdoshme në një cikël përkujdesjeje ndaj atyre që janë më në nevojë” theksoi Rama.
 

Sipas tij përfituesit e parë të këtij program do të jenë të gjithë ata nxënës të cilët nuk kanë mundësi të vazhdojnë shkollën e lartë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›