E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi: Dua të bëhem më i miri në botë

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, ka pranuar se ëndrra e tij është që të fitojë Kampionatin Botëror që do të mbahet në Brazil në vitin e ardhshëm.

Ekipi i Alejandro Sabellas, mposhti Paraguain me rezultat 5 : 2 për të siguruar biletën për në Brazil, ndërsa ylli i Barcelonës është i gatshëm që të ndjek hapat e Diego Maradonas, dhe të kthejë titullin e botës që u mungon prej vitit 1986.

“Ëndërroj fitimin e Kupës së Botës. Të gjithë në ekip e kanë këtë ëndërr. Por është një rrugë e gjatë për ta bërë një gjë të tillë. Arritëm atë që deshëm, por ishte e vështirë që të luash këtë. Gjëja më e rëndësishme ishte që të kualifikoheshim sa më shpejtë që të jetë e mundur. Ne dëshirojmë që të vazhdojmë me këtë formë dhe të fitojmë”, ka thënë ylli i Barcelonës.

Ai mohoi spekulimet gjoja ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Argjentinës (AFA) që të largohet nga kombëtarja për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror, duke theksuar se ai gjithmonë ka dëshirë të luajë për kombëtaren e tij.

“Nuk kam dijeni për këtë lajm. Gjithmonë kam dëshirë që të luaj për Argjentinën”, shtoi Messi.

Argjentina ka një ekip të përbërë nga shumë elemente cilësor dhe me pleshtin ka më shumë mundësi për të shfaqur gjithë potencialin e saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›