E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja pret 5 orë, oreksin e çarterit

de biaziSkuadra dhe delegacioni kuqezi duhet të ishin nisur nga Islanda në orën 11 të paradites, por aeroporti i Rejkjavikut ka qënë i populluar për më shumë se 5 orë nga kuqezinjtë të cilët prisnin momentin për tu rikthyer drejt Tiranës

Sikur të mos mjaftonte dushi i ftohtë i marë në dy transfertat e radhës në Slloveni dhe Islandë, vuajtjet dhe mankthi për skuadrën përfaqësuese shqiptare nuk kanë fund. Delegacioni kuqezi në të cilin gjenden drejtuesit e federatës shqiptare të futbollit, skuadra me stafin teknik por dhe gazetarët e shumtë që kanë shoqëruar ekipin, është bllokuar për disa orë në aeorportin e Rejkjavikut. Arsyeja është sepse kompania e cila ka marë përsipër transportin e kuqezinjve në këto dy ndeshje duke vendosur në dispozicion një carter, nuk ka paguar detyrimin financiar për koridorin ajror të cilin duhet të përdorë.

Skuadra dhe delegacioni kuqezi duhet të ishin nisur nga Islanda në orën 11 të paradites, por aeroporti i Rejkjavikut ka qënë i populluar për më shumë se 5 orë nga kuqezinjtë të cilët prisnin momentin për tu rikthyer drejt Tiranës. Kjo ngjarje e përsëritur është një tjetër humbje për kombëtaren shqiptare, madje më e rëndë se dy disfatat e fundit të mara së bashku, pasi prish imazhin e mirë të cilin kuqezinjtë tanë kishin ndërtuar këtë edicion në fushën e lojës. Në një moment kur të gjithë presin reflektimin e trajnerit, skaudrës dhe drejtuesve të FSHF për humbjet e regjistruara vjen dhe kjo ngjarje e shëmtuar, e cila shërben vetëm për të prishur imazhin e skuadrës që tentoi të shkonte në botërorin e Brazilit, edhe pse po has vështirësi për të lëvizur brenda kontinentit.

Gudjonsen: Prisja një Shqipëri më të fortë

Futbollisti më i njohur islandez flet pas fitores së kombëtares islandeze ndaj Shqipërisë, duke pranuar se ka pritur më shumë nga kuqezinjtë. Tifozët islandezë, të pranishëm në stadium gjatë ndeshjes së djeshme, u ngritën dy herë të gjithë në këmbë dhe duartrokitën. Në fillim gjatë himnit kombëtar dhe kur u zëvendësua Eidur Gudjohnsen. Ylli 35- vjeçar e ka cilësuar si të pabesueshme eksperiencën që po përjeton në fund të karrierës së tij. Me Shqipërinë nuk ishte aq e vështirë sa e kishim pritur. Morëm tri pikë mjaft të rëndësishme. Më duket e pabesueshme e gjithë kjo që po përjetoj. Jam 35 vjeç dhe vitin tjetër mund të luaj në Kupën e Botës me kombëtaren time. Nuk e kisha imagjinuar një gjë të tillë, por do të japim maksimumin që ti shkojmë deri në fund kësaj ëndrre, tha sulmuesi, i cili aktualisht luan në Belgjikë me Club Brugge. Na kanë mbetur edhe dy përballje, por besoj se do të kualifikohemi si të dytët, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›