E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi: I lejova penalltinë Ibras t'i japë fund krizës



Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka qenë i lumtur që ia ka lënë të shënojë penalltinë bashkë-lojtarit të tij Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez shënoi nga pika e bardhë për të vulosur fitoren 4-2 ndaj Zaragozas, pasi më herët shpërdori disa raste të mira.

"Ia lashë penalltinë Ibras pasi ai kishte nevojë të shënonte për të thyer krizën e tij të golave. Ishte e rëndësishme për të dhe po ashtu për ekipin që ai të shënonte sërish", ka thënë Messi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›