E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia nuk njeh gabime ne fund te kampionatit

Vllaznia e Shkodres eshte distancuar nga zona e ftohte, duke lene pas ne renditje kater ekipe te tjera te Kategorise Superiore. Me fitoren e djeshme, 1-0 qe siguroi ndaj Lacit,h ekipi i Edi Martinit eshte ngjitur mbi Kastriotin, skuadra qe ndodhet ne zonen e ndeshjeve "play-out", cka do te thote se ne baze te klasifikimit te momentit, kjo skuader bashke me Flamurtarin do te diskutoje qendrimin, me ekipin e vendit te trete dhe te vendit te katert ne Kategorine e pare. Por, pas kater fitoreve radhazi te Skenderbeut dhe fitores se Gramozit, gara ne fund te klasifikimit eshte ashpersuar ndjeshem. Tete javet e fundit te kampionatit do te jene vendimtare per ekipet qe do te zbresin ne nje kategori me poshte, si dhe per ato qe do te luajne ndeshje "play-out'. Edhe vendi i trete do te percaktoje ne pjesen e mbetur te gares se ketij edicioni, se cila skuader do te luaje ne Evrope.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›