Rusi, protesta kundër Putin
Të paktën 1.500 persona tubuan për të protestuar kundër kryeministrit rus Vladimir Putin në qytetin Vladivostok, në Lindjen e Largët të Rusisë.
Liderët e koalicionit të grupeve opozitare lexuan një listë me kërkesa të protestuesve, që përfshijnë dorëheqjen e qeverisë së Putinit dhe kthimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta për guvernatorë.
Tubime të ngjashme janë parashikuar të mbahen edhe në qytetet tjera në shtetin rus.
Kritikët e Kremlinit e shpallën ditën kombëtare të protestave për të mobilizuar të pakënaqurit nga mënyra se si qeveria e trajtoi krizën më të rëndë ekonomike në dekadën e fundit.