E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi: Të gjithë te Barca e meritojnë Topin e Artë

Superylli i Barcelonës, fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, ka deklaruar se të gjithë bashkëlojtarët e tij te Barca meriton ta fitojë çmimin prestigjioz.
Pasi ishte i treti në vitin 2007 dhe i dyti në vitin 2008, argjentinasi dominoi me 473 pikë (240 pikë më shumë se Kristiano Ronaldo) këtë vit duke u shpallur fitues i Topit të Artë nga revista "France Football".
"Cilido nga bashkëlojtarët e mi do të mund ta fitonte, sepse secili prej tyre e meriton", u ka thënë Messi gazetarëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›