Moskë/Temperaturat arrijnë rekordin prej +8.1 gradë celcius
Ditën e martë, temperaturat në kryeqytetin rus, Moskë arritën rekordin më të lartë të muajit dhjetor. Meteorologët moskovitë njoftuan se termometri pasditen e martë shënoi +8.1 gradë celcius, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm prej +7.1 gradësh, të vendosur 111 vjet më parë, në vitin 1898. Sipas meteorlogëve, e gjitha kjo ka ardhur pas vjeshtës më të ngrohtë të këtyre 130 viteve të fundit. Temperaturat e ngrohta kanë bërë që këpurdha të ndryshme të mbijnë në lagjet pereferike të Moskës. Rrugët e Moskës nuk janë të mbushura me dëborë, siç kanë qenë ngahera, ndërkohë që disa termometra të vendosura në pjesë të ndryshme të qytetit tregonin se temperatura ishte 10 gradë celcius, edhe pse është më e lartë se ajo që kishte lajmëruar shërbimi meteorolog. Dimri duket akoma larg dhe qytetarët moskovitë ende nuk mbajnë të veshura rrobat e dimrit. Madje disa persona kanë ndjesinë se është duke ardhur pranvera dhe ata nuk e pëlqejnë diçka të tillë.
"Do të më pëlqente të kishim një dimër normal", thotë Viktor teksa qëndronte në bulevardin kryesor të Moskës. Një tjetër moskovite, Jekaterina, ishte e gëzuar për këtë situatë.
"Mua më pëlqen ky lloj moti, më shumë se kur është me të vërtetë ftohtë jashtë. Kur bie dëborë dhe temperaturat janë zero gradë ose poshtë zeros, ne mund të jetojmë, por kështu është më mirë", shprehet ajo.
Punëtorët e rrugës në Moskë kanë më pak punë nga ç'ishin mësuar vitet e kaluara, kur kryeqyteti rus ishte mbushur me dëborë në muajin dhjetor. Disa meteorologë mendojnë se ky mot është rezultat i qarkullimeve atmosferike në Europë dhe mundësisht, vjen si pasojë e ndryshimeve klimatike.
"Moti i ngrohtë në Moskë duket se është pasojë e ngrohjes globale. Megjithatë, edhe dhjetorin e kaluar ishte goxha ngrohtë. Ndërsa këtë vit dhjetori nisi me temperatura edhe më të ngrohta", shpjegon Aleksei Liakhov, shefi i Shërbimit Meteorologjik të Moskës.
Ndërkohë që disa ambjentalistë janë të shqetësuar nga këto temperature të oazakonta të fillim dimrit. Sipas tyre, këto ndryshime klimatike mund të jenë të rrezikshme për florën dhe faunën e vendit.