E Diel, 1 Nëntor 2026

Sillen dy libra për fëmijët me autizëm, Zonja Liri Berisha falenderon autorin Spiro Saqellari

Logopedisti Spiro Saqellari ka promovuar dy librat e tij të rinj. " Fjalët e para si hapat e para", si dhe Përballë fëmijës me probleme të foluri" janë prezantuar ditën e mërkurë në qendërn "Fluturo për jetën" ku prezente ka qenë edhe zonja Liri Berisha presidente e shoqatës së fondacionit "Fëmijët shqiptarë" nga ku është në varësi edhe kjo qendër. Në fjalën e saj zonja Berisha ka falenderuar punonjësin e kesaj qendre zotin Saqellari për punën që ka bërë për fëmijët me autizëm.
Por edhe vetë autori i këtyre dy librave nuk i ka shmangur falenderimet për ata që e kanë ndihmuar në këto dy libra.
Në këtë aktivitet përveç zonjës Liri Berisha kanë qenë të ftuar miq dhe të afërm të autorit të librave si dhe punonjës të qendrës "Fluturo për jetën".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›