E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi VS sulmi i Realit

Lionel Messi është pa diskutim futbollisti më i mirë në botë. Këtë nuk e tregojnë vetëm 4 Topat e Artë rradhazi (si askush më parë) por edhe shifrat e këtij sezoni. Argjentinasi i Barcelonës ka arritur të shënojë 42 gola në 28 ndeshje të La Ligas duke qënë kryegolashënuesi i kampionatit spanjoll e mbi të gjitha pa patur asnjë rival që ta ulë nga froni.

"Pleshti" këtë sezon ka arritur të shënojë poker golash në ndeshjen Barcelona-Osasuna 4-1, 1 tripletë në ndeshjen Deportivo-Barcelona 4-5 dhe 13 dopieta ku më e fundit është ajo e fundjavës në fitoren 3-1 ndaj Rayo Vallecanos.

Tre sulmuesit e Real Madrid: Ronaldo, Benzema dhe Higuain, të cilët së bashku kushtojnë plot 143 gola kanë arritur të shënojë këtë sezon 46 gola, 4 më shumë se Messi.

Por duhet theksuar se Messit i duhen edhe 8 gola për të thyer rekordin e tij në La Liga (50 gola), por nëse shohim kalendarin atëherë duhet besuar se ky rekord do të thyhet. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›