Messi fitues i Onze DOr

Leo Messi, ylli argjentinas i Barcelonës, ka fituar çmimin Onze D’Or që jepet nga revista franceze ‘Onze Mondial’.
24-vjeçari i katalanasve ka marrë 76.2% të votave të lexuesve duke lënë pas me diferencë të madhe shokun e skuadrës Andres Iniesta (5.4%). Në vend të tretë sulmuesi i Real Madrid, Cristiano Ronaldo (4.4%).
Vetëm vendi i katërt për Xavi Hernandez (3.1%). Mesfushori i Barcelonës ka lënë pas Wayne Rooney, sulmuesin e Manchester United.
Messi, në moshën 24-vjeçare, ka fituar këtë çmim për herë të dytë në karrierë duke barazuar futbollistë si Kevin Keegan, Karl-Heinz Rummenigge, Diego Maradona, Marco van Basten, Ronaldo dhe Thierry Henry.
Vetëm Michel Platini dhe Zinedine Zidane kanë arritur të fitojnë këtë çmim nga tre herë.
Cmimi Onze D’Or është krijuar në vitin 1976.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Sfida Milan-Barça
Max Allegri dhe Milani i tij gjenden sërish përballë Barcelonës, skuadrës më të fortë në botë. Renditja e FIFA-s, Shqipëria humbet 4 pozicione
Kombëtarja shqiptare ka humbur 4 pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin nëntor, duke u pozicionuar tashmë në vendin e 75-të. Champions, kualifikohen Bayern, Inter dhe Real
Pas Barcelonës dhe Milanit, janë Bayern Munich, Inter dhe Real Madrid skuadrat që u kualifikuan për në turin tjetër të Ligës së Kampioneve.
Guardiola: Nuk kam probleme me Ibrahimovic
Pep Guardiola, trajneri i Barcelonës, është shprehur në konferencën për shtyp para ndeshjes së të mërkurës Milan-Barcelona se do e takojë “me shumë normalitet” sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimovic. Rikthehet “Champions”
Roberto Mancini ka përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme skuadrën e tij, Manchester City, e cila do të provojë të jetë e para nga klubet europiane që fiton një ndeshje të tillë në San Paolo përball Napolit në këto 17 vitet e fundit.
Lajmet kryesore
Topi: Bashkëpunim për të ndërtuar të ardhmen
Merr titullin "Qytetar Nderi" i Burrelit
Ivanovic: Duam pavarësinë e veriut
BE: Jo ndarjes së Kosovës
Sequi: Rritet numri i azilkërkuesve
Shfrytëzimi i lumenjve në Shkodër, merren masa