E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i Kenetes vazhdon indoktrinomi ne Wikipedia

Ngjarja e vertete ka perballe devijancen ne dy krijimtaria artistike te prodhuara ne diktature per ta fshehur historine reale te gjyqit per tharjen e kenetes se Maliqit. Ndonese eshte bere i njohur fakti se romani i Fatmires Gjates Keneta kthen nje realitet ne genjeshter po ashtu dhe ish kinostudio ka nje produksion mbi kete roman te titulluar Vitet

e para me regji te Kristaq Dhamos deri tane asnje distancim apo rrefim mbi te verteten e kesaj historia nga te gjallet nuk eshte bere.

Historia e sabotatoreve te Maliqit ku shkuan me varje ne litar dy inxhiniere dhe te pushkatuar gjashte te tjere qofte dhe institucionalisht nga Arkivi i Filmit nuk eshte reaguar. Ne fakt deri tani nuk njohim ndonje nisme qe te zbardhet historia ndryshe ne baze te fakteve ajo e verteta nga institucione apo organizime festivalesh te filmit qe te zberthehet realiteti duke veshtruar deri ku ka shkuar indoktrinomi i shqiptareve ne diktature.

E per fat te keq ka vazhduar edhe ne keto 20 vite duke harruar historine. Per kete te bind edhe fakti se ne Wikipedia ku volem informacionin mbi filmin ne menyre te turpshme shkruhet ende se filmi eshte bazuar ne nje ngjarje reale te marre nga nje roman i Fatmir Gjates. Ngjarjet ndodhin gjate tharjes se kenetes se Maliqit midis Stavri Lares sekretar partie dhe Abdyl Sharres dhe Zyrakes te cilet kane bere sabotime. Stavri Lara i zbulon ata dhe do ti demaskoje publikisht. Aty vetem sqarohet thate se Ne ngjarjen reale dy njerez nga stafi teknik jane ekzekutuar. Filmi mban vendin e prodhimit dhe vitin 1965 bashke me ekipin realizues qe jane Regjia Kristaq Dhamo skenari Fatmir Gjata muzika Nikolla Zoraqi aktoret kryesore Pirro Mani- Stavri Lara Aleksander Prosi - Abdyl Sharra Margarita Xhepa ndash Zyraka Ilia Shyti - Inxhinier Mborja Pandi Raidhi ndash Kasemi Skender Plasari ndash Ekskavatoristi Spiro Urumi ndash Fulci Bexhet Nelku ndash Aleksi Todi Thanasi - Ing. Minga Maria Kraja - Nena e Stavrit Mihal Stefa ndash Mesuesi Thimi Filipi -Sekretari i Partise Violeta Manushi ndash Lonevica etj. Sic shihet nga lista aktoret qe jane ende gjalle jane te nderuar me titujt e diktatures Artisti i Popullit vetem per kesi rolesh dhe deri me sot asnje prej tyre nuk eshte distancuar apo te pakten te rrefeje a te pranoje diktaturen si krim dhe vete ata bashkepunetore ne shumefishimin ne mendjen e njerezve. Alibia qe perdorin sa here qellon fjala per filmat e diktatures alibia e tyre me e zakonshme eshte nuk mund te dilnim nga binaret qe presupozon friken intelektuale qe edhe sot jua mban gojen e lidhur dhe historine ne kthetrat e se kaluares diktatoriale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›