E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytezimi i lumenjve ne Shkoder merren masa


Inspektoriati i mjedisit në Shkodër ka gjobitur me 500 mijë lekë një prej firmave që po merrte inerte në shtretërit e lumenjve në Shkoder.

Pak dite më parë Top Channel denoncoi shfrytezimin e jashteligjshem te shtreterve te lumenjve Drin dhe Kir.

Inertet ne shtratin e lumit merreshin ne nje kohe kur ne Shkoder flitet per miliona leke investime per ndertimin e argjinaturave, dhe ne sistemimin e shtreterve te lumenjve per te evituar permbytjet.

Pak jave me pare Ministria e Mjedisit urdheroi ndaljen e shfrytezimit te shtratit te lumenjve prej dates 1 nentor deri ne muajin prill, por ne te vertete po ndodhe krejt e kunderta. Nderhyrja ne shtratin e lumenjve ne kete periudhe kur eshte dhe sezon shirash sjell nje rrezik te madh per Shkodren e cila ka nje eksperience negative me permbytjet.

Pezullohet gërmimi i lumit Erzen

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme, në Top Channel të shkatërrimit të shtratit të lumit Erzen, firmat e inerteve ne fund te tetorit kanë pezulluar punën.

Inspektoriati i Mjedisit pak dite me pare tha se shfrytezimi i lumit eshte bere, vetem permes nje kerkese-leje te Ministrise se Transporteve drejtuar Ministrise se Mjedisit. Ne kete kerkese thuhej qarte, se Drejtoria e Rrugeve kerkonte shfrytezimin e shtratit te lumit Erzen, per mbushjen e segmentit te Unazes se Madhe. Kerkese qe eshte refuzuar dhe per te cilen duhej te nderhynte Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar. Por ky i fundit, jo vetem qe nuk e ka ndalur masakren, por duket se ka lejuar veprimin e firmave te inerteve mbi bazen e kesaj kerkese te refuzuar.

Per muaj te tere edhe pse masakra u denoncua ne Top Channel firmat e inerteve kane shkaktuar nje dem te madh mjedisor. Top Channel ka kerkuar te kete nje prononcim nga Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar, i cili mban direkt pergjegjesi per shfrytezimin e lumenjve, kerkese qe ne menyre te perseritur ka ndeshur ne indiferencen e drejtuesve te Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar. Inspektoriati i cili mban përgjegjësinë kryesore për ndalimin e shfrytëzimit të lumenjve në Shqipëri, nuk ka pranuar të japë asnjë përgjigje për këtë cështje. Zyra e Shtypit ka deklaruar se në ditët në vijim pritet një reagim nga ky institucion.

Ekspertet e mjedisit kane sqaruar se shfrytezimi i shtratit te lumit Erzen ka sjelle nje shkaterrim total te tij, pasojat e te cilit do te jene te paparashikueshme dhe do te ndihen se shpejti tek banoret qe jetojne prane ketyre zonave.

Erzeni, ura në prag të shembjes

Gërmimet në shtratin e lumit Erzen janë duke rrezikuar shembjen e një ure, si dhe kanë shkaktuar dëme në disa banesa të zonës.

Banoret e fshatit Grumbllesh e kane te veshire te kalojne uren e zones, e cila eshte ne rrezik shembje.

Banoret tregojne se si pasoje e germimeve pa nderprerje ne shtratin e lumit, kembet e kesaj ure jane zhvendosur, dhe pusi i ujit ka dale jashte funksioni. Por demet jane me te medha, pasi sa here ka reshje, toka ne kufi te lumit peson shembje, duke ju afruar banesave dhe ndertesat prane jane te rrezikuara nga permbytjet.

Mesohet se Inspektoret e Mjedisit e kane gjobitur disa here kete firme, por ajo vazhdon e qete punen. Gjobat nuk mblidhen, pasi edhe Inspektoriati i Ndertimit nuk ka ndermarre asnjehere asnje veprim.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Profesionet e rregulluara në “Top Show”
Protesta e studentëvë të mjekësisë për ndryshimin e ligjit për profesionet e rregulluara, nxiti ideatorët e emisionit “Top Show”, në Top Channel për të diskutuar mbi këtë çështje në mbrëmjen e së martës. I ardhur apo tiranas?
Dori është nga fshati Fiershegan i Lushnjës. Ajo na tregon se sa e madhe ka qenë dëshira e saj për të arritur kryeqytetin. Arvizu, vlerësim ndaj tre policëve shqiptarë
Tre punonjës të policisë së shtetit janë vlerësuar me çertifikatën e mirënjohjes nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, gjatë një ceremonie vlerësuese për zbatimin e përbashkët të platformës për edukimin dhe   ndërgjegjësimin kundër drogës së nxënësve të shkollave 9-vjeçare në kryeqytet. Procedurat e reja të pasaportave
Procesi i aplikimit për pasaporta biometrike është ndërprerë në disa njësi bashkiake në kryeqytet.
Shqipëria e zhveshur
Territoret e shkretuara, pyjet ku mbizotërojnë vetëm kërcunjtë e atyre që dikur quheshin pemë, shkatërrimi i zonave të tëra të zonave të gjelbërta, u vendosën në qendër të vëmendjes së reportazhit të përjavshëm, “Shqipëria Tjetër”.

Lajmet kryesore

Topi: Bashkëpunim për të ndërtuar të ardhmen
Merr titullin "Qytetar Nderi" i Burrelit
Ivanovic: Duam pavarësinë e veriut
BE: Jo ndarjes së Kosovës
Sequi: Rritet numri i azilkërkuesve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›