E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi, i obliguar të kthehet te Old Boys

Leo Messi në Newell's Old Boys? Problem edhe në Playstation, ndoshta. Por, jo edhe për presidentin e klubit argjentinas, Guillermo Lorente, i cili e ka ftuar futbollistin më të mirë në botë në klubin ku i ka bërë hapat e para si futbollist.

“E di se është një ëndërr, por unë shpresoj ende që ta shoh në fanellën tonë herët ose vonë. Është i ri, ka shumë vite të karrierës përpara. Duhet të kthehet te ne. Për të ky duhet të jetë një obligim”, deklaroi Lorente.

Messi luan me sukses në Barcelonë, por edhe vetë ylli argjentinas e ka pranuar se karrierën dëshiron ta përfundojë te Old Boys.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›