Messi i pakënaqur me Tellon!

Lionel Messi u pa i pakënaqur me bashkëlojtarin e tij, talentin Tello në ndeshjen me Granadën.
Lojtari më i mirë në botë, i njohur për joegoizmin e tij në fushë, pëlqen që edhe të tjerët ta bëjnë këtë. Disa muaj pasi u pa i pakënaqur me David Villën, Messi në ndeshjen me Granadën u pa i nervozuar me Tellon.
Ishin dy raste kur Tello nuk i pasoj atij topin duke lakmuar të dribloj e të godas në rastin tjetër. Messi i bëri me shenjë që duhet të pasosh duke i treguar se ai ishte i vetëm.
/>