Messi kërkon rekordin e golashënuesve te Barca

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, dëshiron të bëhet njeriu që ka shënuar më shumë gola në histori të Barcelonës.
Rekordi aktual mbahet nga Cesar Rodriguez, i cili ka shënuar 235 gola për Blaugranët, ndërsa pas het-trikut ndaj Atletico Madridit, Messi është ngritur në kuotën e 192 golave.
“Jam i qetë për rekordin. Po e marr ndeshje pas ndeshjeje, por padyshim që jam mjaft entuziast që të bëhem golashënuesi më i mirë”.
“Kanë kaluar shumë vite dhe akoma kam mbetur i njëjti lojtar (që e mban rekordin). Dua të vazhdoj të thyej rekorde këtu”, ka thënë 24-vjeçari për Barca TV.