Barcelona, 20 milionë fansa në Facebook

Barcelona ka tejkaluar shifrën e 20 milionë fansave në Facebook duke u bërë ekipi i parë që arrin një shifër të tillë.
Barcelona vetëm në muajin janar kishte arritur 10 milionë "miq" në rrjetin më të madh social në botë, ndërsa tetë muaj më pas ka dyfishuar shifrën.
"Kjo rritje e madhe nuk është rastësi, Barca po shpërndahet rreth e qark botës me një shkallë të lartë falë admirimi dhe nga mënyra se si i kombinon vlerat të cilat janë aq të rëndësishme në sport: punën në ekip, përuljen, mundin...".
"Njerëzit duhet të jenë krenar që janë fansa të Barcelonës dhe rrjetet sociale janë një pasqyrim i situatës aktuale të klubit", ka thënë drejtori teknik i Barcës, Didac Lee.
Real Madridi, rivali më i madh i Barcelonës si në kampionatin spanjoll po ashtu edhe në garat Evropiane, po ashtu është afër të arrijë shifrën e 20 milionë fansave në Facebook.