E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger fjalë të mira për Van Persien

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lavdëruar kapitenin e skuadrës, Robin van Persie, pas dy golave të shënuar ndaj Bolton Wanderers.

Dy golat çuan në 100 numrin e shënimeve të holandezit për klubin londinez, një arritje e theksuar duke marrë parasysh se ai ka startuar në vetëm 175 ndeshje që kur u transferua nga Feyenoord shtatë vite më parë.

"Robin është një djalosh i cili flet me mendjen e tij. Mendoj se ai është një prej atyre djelmoshave të cilët zhvillohen me përgjegjësi".

"Ju do të mendonit se ai nuk është një kapiten në fillimet  e tij, por ai vërtet është zhvilluar mirë në këtë rol. E kam vëzhguar atë dhe ai ia del mirë këtu", ka thënë Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›