Stoli i Valladolid dhe i Torinos, ndryshimet e De Biasit

Stoli ka shoqeruar per jave te tera dy lojtare, qe do te debutojne me kuqezinjte, ndaj Norvegjise me 22 mars. A ia vlejne keto dy emra, qe De Biazi i sjell ne formacion pas tre titullareve qe vijne po nga Kosova, Mavraj, Meha dhe Kukeli? Plot 11 jave u deshen qe sulmuesi kosovar i Real Valadollid, Valdet Rama, te gjeje me ne fund veten ne formacionin baze te skuadres se tij. Ai ne ndeshjen e ardhshme me Real Sociedad do te luaje ne 11-shen baze te Real Valadolid. Rama pas ndeshjes se ardhshme ne La Liga te Spanjes do t’i bashkohet kuqezinjve te Xhani De Biazit, per sfiden e peste eliminatore Brazil 2014, ndaj Norvegjise. Muaji mars mund te konsiderohet kulmi i karrieres se 24-vjecarit, Rama. Trajneri serb Miroslav Djukic eshte shprehur me ne fund se eshte bindur pas proves qe Rama dha ne ndeshjen e kaluar ndaj Malages, kur u aktivizua gjate minutave te pjeses se dyte. Daniel Larsson eshte demtuar dhe do te qendroje larg fushave per tre jave, cka ka krijuar me teper hapesire ne fushe per lojtarin kosovar, i cili eshte njekohesisht i vetmi shqiptar qe luan ne eliten e futbollit spanjoll. Real Valladolid ka grumbulluar deri tani 35 pike ne Spanje dhe duhet te fitoje ndaj Real Sociedad, qe te mos rrezikoje renien ne nje kategori me poshte. Megjithate, mediat spanjolle bejne te ditur se trajneri serb i Real Valadolid Djukic eshte bere pengese per transferimin e nje tjeter lojtari kosovar, i cili pelqehej nga drejtuesit e klubit. Behej fjale per Labinot Harbuzi, i cili luan ne Suedi me Syrianska. - “Ku mund te shohim ate? Ne fushe? Ne nuk jemi ketu per te mbajtur diete. Po flasim per ligen me te forte ne bote. Nuk mund te vijne te gjithe ketu. Eshte klub i nivelit te larte, jo klub bukurie”, eshte shprehur Gjukic mbi te ardhmen e Harbuizit.
Basha ne stol, i sigurte largimi nga Torino
Migjen Basha behet objekt diskutimi ne Seria A. E ardhmja e nje lojtari nuk varet thjesht nga fakti sesa i zoti mund te jete ai ne fushe, por edhe nga trajneri. Shihni se cfare i ka ndodhur ne Torino mesfushorit me origjine kosovare, i cili do t’i bashkohet kuqezinjve ne dy ndeshjet e ardhshme me Norvegjine dhe Lituanine. Nga nje pike referimi dhe nje lojtar i dalluar ne mesfushen e Torinos, gjate pjese se pare te ketij sezoni, 27-vjecari nuk eshte preferuar me ne asnje ndeshje nga tete takimet e fundit, ne Seria A. Pse? Ai nuk eshte as demtuar dhe as i skualifikuar. Por i tille eshte vendimi i trajnerit te Torinos, Tardini, qe me lenien jashte te Bashes skuadra e tij nuk eshte se ka pasur ndonje ecuri me te mire gjate pjese se dyte te gares. Ndeshja e fundit per Bashen ishte ajo ndaj Sienes se Bogdanit, e fituar 3-2. Basha nuk figuronte as ne stol, ne ndeshjen e fundit dhe duket se e ardhmja e tij pas ketij sezoni nuk i perket me Torinos./indeksonline/