Messi, lojtari më i mirë në Evropë

Pas hedhjes së shortit ku u përcaktuan grupet për edicionin e ri në Ligën e Kampionëve, është mbajtur edhe ceremonia e dorëzimit të çmimit për lojtarin më të mirë në Evropë, që e jep UEFA.
Në garë për këtë çmim kanë qenë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, dhe Xavi Hernandez. Por në bazë të votave nga gazetarët, Lionel Messi ka fituar trofeun e futbollistit më të mirë në kontinentin e vjetër.
Pasi ka marre trofeun, Messi ka thënë se ndihet shumë i lumtur dhe i privilegjuar për këtë vlerësim.