Fabregas uron të fitojë Barcelona trofeun tjetër
Futbollisti spanjoll, Sesk Fabregas, shpreson që për dy javë, Barcelona të fitojë edhe trofeun tjetër, Superkupën evropiane.
Fabregas ka thënë të enjten se fitimi i këtij trofeu është i rëndësishëm, pasi për shtatë vjet në Arsenal, ka fituar vetëm Kupën FA.
“Kam ardhur në Barcelonë për të qenë më mirë, që të garoj dhe duket se po fitojmë trofe”, ka thënë futbollisti, i cili paguhet 29 milionë euro.
Fabregas javën e kaluar ka fituar Superkupën e Spanjës. Në Superkupën evropiane, Barcelona do të takohet me fituesin e Ligës Evropa, Porto.