Liga e Kampioneve kualifikohen Arsenal e Lyon

Liga e Kampioneve ka njohur pesë skuadrat e fundit që do të luajnë në fazën e grupeve të kompeticionit më të madh të futbollit europian për klube. Arsenali kalon krizën e merkatos dhe nuk lejon asnjë surprizë në fushën e Udinezes, duke mundur 2-1 skuadrën italiane për të vazhduar ëndrrën Champions. Largohet me kokën lart formacioni i Guidolin që do të mbyllte në avantazh pjesën e parë me golin e Di Natale.
Me rikthimin në fushë Arsenali do të barazonte me van Persie, ndërsa më pas do të vuloste kualfikimin me golin e fitores që mban firmën e Walcott. Nuk zhgënjen as Olimpique Lyon që i ka mjaftuar barazimi 1-1 në tranfertën rusë kundër Rubin Kazan për të siguruar një vend në grupet e Champions për të 12-in vit radhazi. Vendasit do të shënonin të parët me Bacho, por ëndrra e rusëve për kualfikim do të shuhej me barazimin e Kone vetëm 3 minuta nga fundi i takimit. Vazhdon rrugën në Ligën e Kampioneve edhe Benfika, e cila ka mundur 3-1 Twente.
Dy golat Witsel dhe një i shënuar nga Luisao vulosën sukesin e portugezëve, duke bërë në të njëjtën kohë të pavlefshëm rrjetën e Gonzales në fundin e sfidës. Surpriza e këtij sezoni në Champions vjen nga Pilzen, skuadra çeke, e cila për herë të parë në histori hyn në hartën e futbollit europian pas fitores 2-1 kundër Kopenhagen. Golat e Bakos dhe Duris i kanë dhuruar suksesin vendasve, duke përmbysur avantazhin e formacionit danez në pjesën e parë. Era e Lindjes në Ligën e Kampioneve fryn edhe me Bate Borisov, që pas fitores 2-0 në fushën e austrikavë të Sturm ka arritur të sigurojë një biletë për në grupet e Champions.
Nertan Prifti