E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi me shokë, desh "plasën" me Bolivinë

Lionel Messi dhe shokët e tij nuk arritën më shumë se një barazim me Argjentinën në udhëtim në Bolivi. Ky rezultat arsyetohet shumë me faktin se lojtarët e Argjentinës nuk ishin aspak mirë më shëndetin e tyre.

Messi që në minutat e para të ndeshjes pati vjellje, marramendje dhe vështirësi në frymëmarrje për shkak të lartësis mbidetare në La Paz.

Lojtarët tjerë si Di Maria, Mascherano e Banega kërkuan maskat e oksigjenit për tu mbushur frymë.

Edhe pas ndeshjes thuhet se lojtarët argjentinas ishin të molisur duke patur nevojë për ndihmë mjekësore.

Stadiumi që u zhvillua kjo ndeshje është stadiumi me lartësinë mbidetare më të madhe në botë, duke qenë një kohë edhe i pezulluar nga FIFA./Indekosnline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›