Mali i zi shumë "i zi" për Anglinë

Përfaqësuesja e Malit të Zi ka arritur edhe një herë të jetë pengesë e madhe për Anglinë. Mali i Zi e ka ndalur në barazim 1 me 1 përfaqësuesen angleze në ndeshjen e zhvilluar në Podgoricë.
Albionët kaluan herët në epërsi kur një asistim të bukur nga Gerrard në minutën e 6, Rooney e shëndrroj në gol pas një goditje me kokë.
Damjanovic realizoj për 1 me 1 në minutën e 76 të ndeshjes.
Pas këtij barazimi, Mali i Zi mbetet lidere e grupit me 14 pikë, dy më shumë se Anglia që është në vendin e dytë./Indeksonline/