Messi mërzitet nga fqinjët, u blen shtëpinë për ti larguar
Vila në shitje që ndodhet pranë banesës së tij duket se e ka bezdisur jo pak yllin e Barcelonës Lionel Messi. Fqinjtë e argjentinasit kishin nxjerrë në shitje vilën çka kishte sjellë që shumë persona të vinin për ta parë.
Kjo gjë kishte shkaktuar jo pak zhurmë në lagjje, gjë që e detyroi 4 herë fituesin e Topit të Artë, tashmë edhe baba, tëblinte për 1 milionë euro vilën në fjalë.
Në këtë mënyrë qetësia u rikthye përsëri në shtëpinë në Pedralbe, zonë e Barcelonës shumë pranë stadiumit të Camp Nou,thekson “ArenaOnline”. P.K

