E Diel, 1 Nëntor 2026

Messi rikthehet në Spanjë, është pronari i ri i Cornellá

Leo Messi ka surprizuar botën e futbollit me projektin më të fundit të nisur. Java që po mbyllet do të jetë historike për UE Cornellà, e cila është blerë prej numrit dhjetë të Argjentinës.

Efektet e këtij hapi janë parë menjëherë. Klubi i Tercera RFEF, i cili  po lufton për një vend në play-off, ka pesëfishuar numrin e ndjekësve në rrjetet sociale duke kaluar nga 40,000 në 200,000.

Po ashtu edhe vëmendja e medieve është rritur së tepërmi pasi ditën e djeshme në klub u paraqitën rreth njëqind gazetarë nga nga e gjithë bota.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›