E Diel, 1 Nëntor 2026

Durim Bami transferohet nga 313 në burgun e Fushë-Krujës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pranuar kërkesën e Durim Bamit për t’u transferuar nga burgu 313 në burgun e Fushë-Krujës.

Vendimi është marrë nga drejtori i ri i burgjeve, Adriatik Kupi, pas disa javësh nga momenti kur kërkesa u refuzua nga ish-drejtori Klevis Qose.

Bami kishte kërkuar zhvendosjen menjëherë pas ekstradimit nga Dubai, duke argumentuar se i rrezikohej jeta në institucionin e vuajtjes së dënimit ku ishte vendosur fillimisht.

Durim Bami u arrestua në Dubai 2 vite më parë, ndërsa u ekstradua në vendin tonë më 27 shkurt. Ai akuzohet  për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›