E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi tek varri i Nënë Terezës?

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi ka shprehur dëshirën që te vizitojë varrin e Nënës Terezës, i cili ndodhet në Kalkuta. Kombëtarja e Argjentinës ka zhvilluar ndeshjen miqësore me Venezuelën në Kalkuta të Indisë dhe skuadra e tij po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Nigerisë e cila luhet në Bangladesh.

Por Messit i ka dal një problem, pa dëshirën e tij. Duket se ai nuk do të mund ta vizitoj varrin e humanistes së madhe shqiptare, pasi pikërisht më 5 shtator, bëhen 14 vite nga vdekja e saj. Tek varri i saj në Kalkuta, miliona njerëz priten ta nderojnë duke e bërë të pamundur për Messin. Gjatë qëndrimit në Indi, Messi po mbrohet vazhdimisht nga 12 oficerë të lartë të ushtrisë indiane.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›