Kombetarja shqiptare luan neser per eleminatoret e Euro 2012
Nuk kanë gjetur nxehtësinë e Tiranës kur kanë mbërritur atje ku do të luajnë sërish nesër. Lojtarët e kombëtares shqiptare dhe drejtuesit e saj do të kenë provën e dytë në 4 ditë në eleminatoret e Euro 2012, pas asaj tepër të vështirë ndaj Francës në “Qemal Stafa”. Luksemburgu pret në radhë pas përplasjes tronditëse ndaj “gjelave” ish-kampionë të botës dhe ish-kampionë të dyfishtë të Europës.
Luhet përballë një kundërshtari që e kemi mundur 1-0 në Tiranë më 6 shtator të 2010-ës, pra fiks një vit më parë, pas një goli të Hamdi Salihit, ndërsa kemi provuar të fitojmë edhe në truallin e kundërshtarit.
Këtë e kemi bërë më 6 qershor 2007, në kohën kur trajner ishte Oto Bariç, edhe ky një kroat si Josip Kuzhe, ndërsa ishte ndeshja e shkëlqyer e Edmond Kapllanit që shënoi dy gola, kurse Ervin Skela realizoi një. Në Luksemburg, kombëtarja kuqezi është pritur nga një mot tepër i freskët, me tempraturë të paktën 10 gradë më pak sesa në kryeqytetin shqiptar.
Gjithsesi, shqetësim më i madh mbetet formacioni dhe jo moti, pasi kombëtarja nuk do të ketë në dispozicion të pezulluarit Cana e Dallku dhe të dëmtuarin Curri. Lojtarët e tjerë me shqetësime si Vangjeli apo Bulku do të jenë të gatshëm.
Besohet se Kuzhe do të luajë me 3 sulmues që do të jenë Kapllani, Bogdani e Salihi, ndërsa në mbrojtje duhet të jetë dyshja e pazakontë Teli-Veliu. Pikëpyetje të tjera janë në mesfushë, pasi duhet të përzgjidhet mes përvojës dhe freskisë. Mund të luhet me treshen veterane Duro-Lala-Skela, por ndoshta mund të ketë ndryshime për t’I bërë vend Bulkut, Bakajt apo Hykës.
Gjithsesi, synimi janë 3 pikët, të cilat do të ishin oksigjen i domosdoshëm për kombëtaren dhe kthim tek pretendimet për vendin e 3-të apo edhe të 4-ët. Në tërësi jemi përballë një kundërshtari ndaj të cilit parashikimet e kompanive të basteve nga favorizojnë, po ashtu edhe bilanci me 3 fitore në 3 ndeshje, pasi Shqipëria njeh edhe suksesin 2-0 në Tiranë më 2 qershor të vitit 2007.