Berisha nuk mjafton, eliminohet Polonia
Nga Express më 05 shtator 2011 në ora 16:19
Dardan Berisha shkëlqeu sërish por paraqitja e tij e mirë nuk i mjaftoi Polonisë përballë Britanisë së Madhe e cila i mposhti me rezultat 81:88 në ndeshjen e tyre të fundit në Grupin A dhe i eliminoi nga EuroBasket 2011.
Edhe pse pësoi një lëndim në çerekun e parë që i pamundësoi të ketë minutazh të plotë në parket, basketbollisti pejan edhe njëherë ishte realizatori më i mirë i Polonisë me 19 pikë, 4 kërcime dhe 5 asistime.