E Diel, 1 Nëntor 2026

Thohir: Do rikthej Interin në top 10-shen e globit

Në një intervistë për një gazetë vendëse biznesmeni indonezian që kërkon të bëhet pronar i Interit, Erik Thohir u premton tifozëve italian se ai do ta rikthej Interin e madh.

Në këtë intervistë ai ndër të tjera deklaroi se objektivi i tj është të rikthejë nerazzurët në mes të dhjetë ekipeve më të mira në botë. Poashtu ai shtoi: "Nuk e di nëse do arrihet marrëveshja apo jo, apo sa kohë do të marrë arritja e saj, por deri më tani çdo gjë po shkon siç duhet".

Indoneziani i cili mëton ti marrë 75% të aksioneve të Inter, duke zëvëndësuar Morattin si president, i pyetur në lidhje me merkaton, ai u shpreh shkurt: "Nuk jam ende presidenti dhe mendoj se për këto tema duhet të mendoj trajneri"./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›