Messi zgjedh si trajner idhullin e babait të tij
Kush është Gerardo Martino dhe lidhja e tij me Newells Old Boys
Gerardo Martino ka qenë idhulli i Jorge Messit, babai i Pleshtit argjentinas. Kjo shpjegon shumë gjëra. Tregon edhe kjo, në një interviste për Ole fenomeni argjentinas pati deklaruar: Martino më pëlqen shumë. Sepse Newell’s Old Boys nuk është vetëm një skuadër, e fundit e Tatës. Por është edhe skuadra e zemrës e Leo Messi, atje ku dëshiron të mbyllë karrierën, atje ku djali i tij Thiago është së tani aksionet dhe ku është fotografuar me shallin e kësaj skuadre. Ja pse Gerardo Daniel Martino di Rosario, pa asnjë eksperiencë si lojtar apo në trajner në Europë, duke përjashtuar një parantezë të shkurtër të në stolin e Tenerifes, është zgjedhur trajner i Barcelonës. Ja pse Barça nuk zgjodhi njërin me gjak katalanas si Luis Enrique apo dikë me eksperiencë si Guus Hiddink që u largua nga Anzhi. Por zgjodhi dikë që i pëlqen të luajë Tiki-Taka që mund ta transformojë në Tiki-Tata, të paktën në faqet e para të gazetave. Eh sa peshon zëri i Pleshtit të vogël…
Kush është trajneri argjentinas
Në Argjentinë të gjithë e njohin sepse ka drejtuar ekipin e Newells old Boys. 51 vjeçari, ka lindur në Rozario, në qytetin e yllit të ri të skuadrës së tij Mesi, dhe interesant është fakti se pavarësisht se fanellën e klubit të Newells Old boys të këtij qyteti e ka veshur gjithashtu dhe Maradona, ai cilësohet nga tifozët si futbollisti më i madh që ka luajtur ndonjëherë për këtë ekip. Për Martinon, nuk do të jetë hera e parë që do të ketë lidhje me Barcelonën, pasi ai ka luajtur me ngjyrat blaugrana, vetëm se me ato të Barcelonës së Kuitos. Në karrierën e tij si trajner ka lënë më pak shenjë sesa si futbollist, përjashto ecurinë me Paraguajin, aq sa në vitin 2007 u shpall dhe trajneri më i miri i vitit në Amerikën e Jugut. Barcelona mund të cilësohet padyshim maja e karrierës së tij si teknik, një sfidë të cilën nëse arrin ta fitojë, do ta katapultojë në histori, përkrah emrave të tjerë të mëdhenj të këtij klubi gjigant.