E Diel, 1 Nëntor 2026

Trieshi, vend frymëzimi për shqipërimet biblike të imzot Simon Filipaj

Nga Gjekë Gjonlekaj/New York

Dom_Simon_FilipajMuajin e ardhshëm Trieshi feston 250-vjetorin e themelimit të Famullisë. Një çerek mijëvjeçari meriton nderime të mëdha. Në fillim të shekullit XVII pushteti osman rrënoi shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe Kishën Katolike në veçanti. Themelet për ringjalljen e Kishës i vuri Papa me origjinë shqiptare Klementi i XI,i cili drejtoi Selinë e Shenjtë nga viti 1700 e deri më 1721. Rregullimi i kishës katolike filloi menjëherë pas Kuvendit të Arbërit në vitin 1703,dhe pjesë e këtij riorganizimi ishte edhe themelimi i Famullisë së Trieshit. Turqit kishin ushtruar dhunë kundër meshtarëve shqiptarë dhe kështu ata u detyruan të kalojnë në ilegalitet. Të gjithë i dimë emërtimet e dhimbshme që kanë lidhje me tragjeditë e klerikëve shqiptarë siç janë: pellgu i fratit, shpella e fratit,shkalla e fratit,gropa e fratit e të tjera. Pasi ata kishin vrarë e masakruar shumicën e meshtarëve shqiptarë, arritën një marrëveshje me Venedikun për dërgimin e klerikëve të huaj kryesisht italianë,të cilët shërbyen edhe në Triesh deri në fillim të shekullit XX,kur filluan misionin e tyre klerikët shqiptarë, njëri nga ata Patër Mark Gojani nga Mirdita, që kishte shërbyer në Triesh pothuajse 4 dekada. Pas largimit të Pater Markut atje vepruan disa klerikë shqiptarë bile edhe ndonjë kroat. Meshtarët italianë shumë herë nuk i përfillnin traditat e vendit, bile bënin dashuri e flirte jashtë kodit fetar e shoqëror. Veprimet e klerikëve italianë shkaktonin zemërime tek vendasit. Paria e Trieshit shkonin në Arqipeshkevinë e Tivarit për tu ankuar në lidhje me këtë çështje, dhe pikërisht për këto ankesa ata i kishin dhënë Trieshit emër të keq. Pastaj misionarët italianë këshillonin martesat në farefis deri edhe në brezin e tretë, por vendasit nuk i pëlqenin këto lloj martesash. Meshtarët shqiptarë kishin bërë çmos për përdorimin e gjuhës shqipe në kishë, ndërsa klerikët e huaj nuk çanin kokën për gjuhën e shqiptarëve. Pakënaqësitë me klerin italian ishin të mëdha pavarësisht se ata punuan për ndërtimin e kishës. Por çrregullimet e Luftës së Dytë Botërore dhe rendi komunist e ndërlikuan përsëri shërbimin fetar në Triesh.
Duke e parë këtë situatë të vështirë Arqipeshkevia e Tivarit dërgoi në Triesh në vitin 1950, Dom. Simon Filipaj i cili posa kishte mbaruar studimet e larta teologjike në Universitetin e Zagrebit. Pavarësisht kushteve të vështira të jetesës Dom Simoni e pranoi detyrën e meshtarit në Triesh dhe pas një kohe të shkurtër fitoi mbështetjen e popullit në përgjithësi. Ai kishte shumë njohuri për traditën dhe kulturën shqiptare sepse në Shkodër kishte mbaruar Seminarin Papnor Shqiptar. Në fillim ishte ballafaquar me shumë vështirësi për çfarë tregon në kujtimet e tij: Jetëshkrim i Shkurtër, botuar në vitin 2010 nën kujdesin e At. Mirash Marinaj. Ndryshimi midis Trieshit e Zagrebit ishte i madh. Populli bile edhe kundërshtarët e fesë kishin dëgjuar për predikimet e tij të mrekullueshme dhe për interpretimet e shkëlqyeshme të Ungjillit. Mesha për Dom Simonin ishte dicka e veçantë,sepse këtu shpërthenin të gjitha energjitë e tij morale dhe intelektuale. Ai kuptonte natyrën e vështirë të vendit dhe nuk zemërohej për vonesën e besimtarëve në mesh. Shumë herë ulej pranë tyre në oborrin e kishës dhe priste ata që ishin vonuar dhe më në fund pyeste a të fillojmë tani a doni të presim më? Ne vitin 1990 bëra me këtë prelatë të njohur shqiptar një intervistë telefonike për Zërin e Amerikës dhe mes tjerash më tha se kishte pas nderin dhe kënaqësinë e madhe të shoqërohej dhe të shkëmbente mendime me shumë burra të ndershëm e gra fisnike të Trieshit. Ata për mua tha Dom Simoni ishin frymëzim,sepse më trajtonin si djalin e tyre.

Unë autori i këtij shënimi i pavarësisht se kam qenë shume i ri në atë kohë ruaja kujtime të mira nga predikimet e Dom. Simonit. Hypja e tij në altar, veshur me ato rroba elegante shumë-ngjyrash e bënin atmosferën edhe më të bukur. Pasi lexonte pjesë te Ungjillit kori i kishës që ishin edhe xhakonë: Kole Preloka, Zef Tome Hasuri i biri i tij Frani dhe Leke Kole Gjeti këndonin latinisht psalme fetare. Disa nga ato psalme edhe pse latinisht i mbante mënd populli. Trieshi mësoi nga ky meshtar shumë i ditur. Në lter Dom. Simoni kishte pamje impozante. Pas meshës luante rolin e profesorit dhe të akademikut. Në kohën e tij kisha e Trieshit ishte si një akademi. Përveç tjerash ishte i pranishëm në jetën e përditshme të vendit. Kishte njohuri të përgjithshme. Merrte pjesë në aktivitete kulturore dhe sportive,bile dilte në mal për gjueti. Jashte kishës dhe ambienteve të saj kishte më shumë sjellje spartane se kristiane. Aktivitetet e tij sportive dhe të gjuetisë mund të kenë shkaktuar ndonjëherë edhe lëndime fizike,bile edhe mua personalisht. Ndonjëherë ishte edhe cinik. Ai kishte probleme me paganët dhe komunistet e paarsimuar. Ndonjëri nga ata si per shembull Marash Preçi e fyente rëndë,por ai nuk lodhej për fyerjet e tyre.

Dom. Simoni mësoi shumë nga kjo përvoje dhe gjithmonë e pohonte se shërbimi në Triesh kishte qenë shkollë e tij e jetës. Në Triesh u frymëzua për punë e vepra të mëdha. Qetësia shpirtërore, natyra e pastër dhe respekti i popullit ishin frymëzim e fuqi për shqipërimin e shumë veprave fetare dhe në fund Biblëskomplet. Qysh në kohërat antike e biblike malet e larta i vizitonin perënditë dhe profetët.
Nëse Brigjet e Hotit kishin qenë frymëzim për epikën homerike të At Gjergj Fishtës, atëherë Trieshi kishte qenë frymëzim për shqipërimet biblike të Dom. Simon Filipaj.Në këtë rrafshnalt malore kishte shërbyer 12 vjet dhe atje i kishte lindur ideja për shqipërimin e Ungjillit dhe shumë veprave të tjera fetare. Ky Shën Jeronim i epokës sonë punoi me përkushtimin dhe sinqeritet te jashtëzakonshëm për fjalën e Zotit në gjuhën shqipe,bile e pranoi pa asnjë kundërshtim Drejtëshkrimin e Gjuhës Shqipe të vitit 1972. E bëri këtë për të mirën e kombit shqiptar. Ja fjalët e tij në lidhje me gjuhën e njësuar: Edhe sot e kësaj dite e ndjej shumë rëndë në shpirt mospërkimin tonë për një gjuhë standarde letrare dhe e vlerësoj këtë mungesë si prapambetje edhe tash shtadhjetëvjeçar. Një popull i vogël,te cilit fati historik nuk i qe përkrahës, por i ndarë dhe i shpërndarë në pesë shtete kufizuese.

Dom. Simon Filipaj u ballafaqua ashpër me kundërshtarët e gjuhës letrare kombëtare, bile edhe këtu në New York hasi në kundërshtime të mëdha nga Mons. Zef Oroshi i cili kishte përkthyer në gjuhën shqipe Besëlidhjen e Re, por në dialektin gegë. Mons. Zef Oroshi e kishte fyer rëndë duke i thënë më në fund: Dom. Simon mos u ba qenef. Por fyerjes së tij banale Dom Simoni ishte përgjigjur ashpër: Dëgjo Zef Orosh: Klerikët shqiptarë të vërtetë nuk i kanë braktisur famullitë e tyre siç e ke braktisur ti. Ata qëndruan në Shqipëri pavarësisht dënimeve të rënda bile edhe me vdekje. Kishte qenë një duel i vërtetë fjalësh midis këtyre dy prelatëve shqiptarë. Kjo ndodhi në vitin 1978 në kohën kur ishte ftuar për përurimin e kishës në New York. Ai u ftua përsëri në New York në vitin 1986 për ceremoninë e shugurimit të Dom. Pjetër Popaj.
Pas shërbimit në Triesh Dom. Simoni u emërua famullitar në Grudë dhe prej andej kaloi në Kllezen dhe më vonë në Shën Gjergj.
Në Malësi të Mbishkodrës Dom. Simoni ishte shumë aktiv në jetën shoqërore. Merrte pjesë në pajtime gjaqesh sidomos në Hot e në Grude. Duke qenë orator me përvojë te gjithë i dëgjonin me vëmendje fjalimet e tij. Për ti bindur palët e gjakosura tregonte shembuj të kohërave antike. Trieshi dhe tërë Malësia e nderonte si njeriun më të ditur dhe oratorin më të madh shqiptar të këtyre trojeve. Të diturit e krahasonin Dom. Simonin me Mark Antonin. Ky prelat shqiptar vazhdoi rrugën e Buzukut të Budit e Bogdanit. Bashkëpunoi me Klerin Shqiptar të Kosovës dhe më shumë intelektuale të

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›