Mësues edhe ata që diplomohen në profile të tjera, kusht, kryerja e programit 3 mujor të formimit pedagogjik

Të diplomuarit në degë të ndryshëm si Gjuhë e Huaj, Matematikë, Biologji, Kimi, Fizikë, Gjeografi dhe Ekonomi do tu jepet mundësia të ushtrojnë edhe profesionin e mësuesit nëse kryejnë programin psiko-pedagogjik për një simestër në fakultetet e edukimit në institucionet e Arsimit të Lartë.
Kriteri i notës mesatare 7.5, që aplikohet aktualisht për maturantët që garojnë për t’u futur në një degë mësuesie, do të jetë kusht edhe për gjithë të tjerët që do të kryejnë programin tre mujor për formimin pedagogjik në mësuesi.
Mesatarja e kërkuar nuk është ajo e fakultetit, por e shkollës së mesme në momentin që aplikanti ka kandiduar për fakultet.
E nëse kandidati përfundon me sukses edhe programin e formimit pedagogjik që parashikon udhëzimi ai ka të drejtë të licensohet për këtë profesion dhe të një jete një mësues definitiv
Universitetet në vend kanë nisur nga aplikimet për miratimin e programeve të nevojshme, për tu dhënë mundësi të interesuarve që të regjistrohen që në vitin e ri akademik 2023-2024.
Gazetare: Keti Toroveci
/rtsh/