Bace: Akademikët shqiptarë duhet të reagojnë ashpër ndaj enciklopedisë
Publikimi i enciklopedisë më të fundit në Maqedoni ka ngjallur debate të ashpra si në fqinjin tonë lindor ashtu dhe në Shqipëri. Etiketimi i shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni si njerëz të ardhur nga mali, është cilësuar si një projekt anti-shqiptar si nga akademikët ashtu dhe publiku i gjerë. Botimi i financuar nga qeveria maqedonase nga akademiku Apollon Bace shihet si një lojë politike e Shkupit zyrtar që i hidhet masës për konsum për të tërhequr vëmendjen nga problemet e shumta dhe të mëdha me të cilat përballet shteti pa identitet i Maqedonisë.
“Është i vetmi shtet që s’di kush është emri i saj, s’ka një flamur dhe ka shumë probleme të cilat po e pengojnë të integrohet në strukturat euroatlantike.”
Për Bacen shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm shtetformues në Maqedoninë fqinje dhe në një kohë që pritet intergrimi i shteteve ballkanike në Europë duhet të jemi të kujdesshëm për të gjetur pikat që na bashkojnë si popull dhe jo ato që na largojnë. Për Bacen reagimi i akademikëve shqiptarë në Maqedoni duhet të jetë shumë i fortë ndaj këtij botimi që synon të denigrojë shqiptarët.