E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesuesit Semuru ti te punesohem une

Arsimtaret e dispozicionit do te punesohen vetem nese mesuesi i lendes merr raport mbi 2 jave

Viti i ri shkollor ka nisur me pak nxenes ne grupe me shume klasa dhe nje mori te gjate problematikash e risish qe duhet kohe per tu konsoliduar. Ne diten e dyte te vitit shkollor mesuesit kane probleme me mbivendosjen e lendeve me shpjegimet e sqarimet lidhur me kreditet qe do te perfitojne nxenesit si dhe me azhornimin qe duhet te kene ata lidhur me kerkesat e reja te nxenesve dhe novacionet e ketij viti shkollor. Dje ne diten e pare te punes mesuesit e dispozicionit ata qe zevendesojne arsimtaret qe mungojne per arsye te caktuara nuk do te rinovojne me kontraten me drejtorite arsimore. Ky vendim bashkeshoqeronte nje tjeter udhezim ne te cilin thuhej se mesuesit e dispozicionit do te punojne ne sistemin shkollor vetem ne rastet kur mesuesi mungon per me shume se dy jave. Ne udhezim thuhet se tashme nuk do te kete mesues te dispozicionit qe do te rinovojne kontraten per kete vit shkollor si ne shkollat 9-vjecare ashtu edhe ne ato te mesme. Fillimi i vitit shkollor do te jete nje testim per te gjitha drejtorite e shkollave per te pare se ku do te linde nevoja per shtim te stafit akademik dhe nga ana tjeter cilat do te jene lendet me detyrim apo me zgjedhje qe do te kerkojne punesim te mesuesve.

Lendet me te kerkuara

Lendet ku kerkohen mesues jane matematika letersia gjeografia fizika kimia biologjia. Por mesuesit qe do te merren ne pune per kete vit akademik krahas lendes qe kane mbaruar do te plotesojne normen duke dhene edhe mesim ne lendet qe nuk i kane te profilit. Madje ata do te plotesojne oret shtese edhe nepermjet veprimtarive te tjera shkollore qe konsiderohen si edukim dhe mesimdhenie. Matematika e thjeshte apo e avancuar letersia e thjeshte apo e avancuar jane lendet qe zhvillohen cdo dite ne shkolla me detyrim apo me zgjedhje keto konsiderohen si lendet baze. Po ashtu historia gjeografia kimia biologjia jane lende te cilat zhvillohen te pakten 3 here ne jave. Nderkohe qe staf te ri mesimor pritet te merret edhe per mesuesit e psikologjise trashegimise kulturore apo historise se artit lende keto te reja por te perfshira me rendesi te vecante per formimin e nxenesve shqiptare ne arsimin e mesem.

Mesuesit e dispozicionit

Shkollat do te jene te detyruara qe brenda ketyre dy javeve te para te vitit shkollor te planifikojne te gjithe punen per mesuesit te percaktojne numrin e arsimtareve qe nevojitet per te perballuar numrin e klasave paralele te nivelit te 10-te si dhe nxenesit e tjere qe kane zgjedhur te frekuentojne lendet prioritare me zgjedhje. Menjehere pas dorezimit te raportit prane drejtorise arsimore dikasteri do te nise edhe nga fazat e konkursit per punesimin e mesuesve te rinj. Konkursi do te jete i hapur atje mund te marrin pjese edhe mesuesit qe kane qendruar ne dispozicion. Nga ana tjeter lidhja e kontratave te punes me mesuesit qe do te perfshihen ne kete faze do te jete e perhershme. Por atyre do tu duhet te plotesojne normen e punes edhe me pune te tjera suplementare te njohura ndryshe si ore shtese. Kandidatet qe do te perzgjidhen per tu punesuar me kontrate te perhershme do te konkurrojne me master gjuhe te huaj specializime dhe profilin per te cilin kane perfunduar arsimin e larte.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›