Ministria e Mjedisit Serish zjarre ne 4 rrethe
Ministria e Mjedisit ka bere serish informimin mbi situaten e zjarreve ne pyje e kullota ne daten 31 gusht 2010
Ministria e Mjedisit ka bere serish informimin mbi situaten e zjarreve ne pyje e kullota ne daten 31 gusht 2010.
Keshtu ne rrethin e Malesi e Madhe me daten 30 gusht 2010 ka pasur 2 raste zjarresh. Zjarret jane fikur nga nderhyrja e sherbimit pyjor si dhe reshjet e shiut ne oret e vona te nates. Ndersa ne rrethin e Pukes ne daten 30 gusht ka pasur 2 vatra zjarri ne zonen e Lumbardhes dhe ne Livadh te Hamezit. Zjarret jane fikur plotesisht.
Gjithashtu zjarre ka pasur edhe ne rrethin e Dibres pasi ne daten 30 rreth ores 14 ka pasur shfaqje zjarri ne zonen e Lures ne pyll komunal te komunes Lure. Zjarri ka marre permasa te medha dhe eshte bere mjaft problematik ne oret e mbremjes. Kane marre pjese ne fikjen e zjarrit 10 punonjes te sherbimit pyjor dhe 25 banore te zones.
Zjarri eshte fikur ne oret e vona te nates i ndihmuar dhe nga reshjet e shiut. Zjarret jane verejtur edhe ne rrethin e Vlores ne daten 30 gusht ku ka pasur 2 vatra zjarri ne kullota ne zonen e Pilurit dhe te Karaburunit.
Zjarret jane fikur nga nderhyrja e sherbimit pyjor dhe ne rrethin e Shkodres. Ne kete rreth ka pasur 2 vatra zjarri ne daten 30 gusht. Zjarret jane fikur nga nderhyrjet e sherbimit pyjor zjarrfikeseve dhe forcave te ushtrise.
Diten e sotme nuk ka vatra zjarri aktive.
Gjate nates ka pasur dhe reshje shiu. Ju veme ne dijeni se ne zonen qendrore dhe veriore te vendit ka pasur reshje shiu duke krijuar nje situate te qete pohojne burime te Ministrise se Mjedisit.
Leucemia miratohet shpikja e re ne Zvicer
Nje lajm i mire vjen nga Zvicra per te gjithe te semuret me Leucemi Mieloide Kronike. Swissmedic Autoriteti Shendetesor Zviceran ka aprovuar zyrtarisht medikamentin Tasigna si linje e pare ne trajtimin e te semureve me Leucemi Mieloide Kronike LMC.
LMC eshte nje lloj kanceri i gjakut ku per shkaqe ende te panjohura organizmi prodhon nje numer jashtezakonisht me te madh te rruazave te bardha te gjakut qe nese lihet e pa trajtuar perparon ne Leucemi Akute dhe shkakton vdekje te sigurt te shumices absolute te te semureve brenda 2-3 vjetesh.
Aprovimi Zviceran u be me procedure te pershpejtuar per shkak te rezultateve shume pozitive pas 12-muajve te nje studimi klinik nderkombetar qe vertetoi superioritetin e Tasigna ne ndaljen e perparimit te kancerit te gjakut ndaj trajtimit standard te derisotem qe ishte Glivec.
Ky miratim hap rrugen per perdorimin e Tasigna ne te gjitha stadet e semundjes qe mendohet se do sjelle nje permiresim te jashtezakonshem ne te ardhmen e ketyre te semureve.
Miratimi Zviceran vjen pas te njejtit miratim te bere nga SHBA-te ne qershor te 2010-es. Vendet e tjera ne te gjithe boten pritet ta miratojne shume shpejt te njejtin indikacion. Tasigna eshte e regjistruar edhe qarkullon ne tregun shqiptar qe prej tetorit 2008-te.