E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetehelmohet 54-vjecarja pas mosbindjes se te birit emigrant

Fier

Depresioni con drejt vetevrasjes nje tjeter grua nga Rrethi i Fierit. Viktima e radhes se fostoksines ka qene nje 54-vjecare e cila ne gjendje te rende psikologjike pas nje borxhi qe djali i saj emigrant kishte marre ka vendosur ti jape fund jetes.

Burime nga spitali rajonal i Fierit bejne te ditur per Shqip se mesditen e se martes rreth ores 1330 eshte paraqitur ne gjendje kritike per jeten 54-vjecarja N. Mahmutaj banore e fshatit Frakull. Gruaja mesohet te kete pire dy kokrra fostoksine sapo ka mbetur vetem ne shtepi. Sipas policise qe ka hetuar mbi ngjarjen mesohet se gruaja ka telefonuar me te birin emigrant perpara se te merrte aktin e veteflijimit.

Rreth 30 minuta me vone ajo eshte gjetur nga bashkeshorti dhe te afermit qe jetonin prane shtepise. Ata kane tentuar ti japin ndihmen e pare por me pas e kane transportuar drejt spitalit rajonal te Fierit. Sipas burimeve spitalore gruaja ka gjetur vdekjen disa ore me pas. Kujtojme se nje dite me pare nje 22-vjecare nga Plugu i ka dhene fund jetes me tre kokrra fostoksine.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›