Mesuesit e rinj ne pune vetem pas provimit ne shtet
Krahas disa profesioneve te tjera si farmacisti stomatologu infermieri arkitekti etj. edhe mesuesit do te duhet qe te bejne provimin e shtetit para se te fillojne ushtrimin e profesionit te mesimdhenies. Tashme ata do te duhet te fitojne kete provim krahas perfundimit te studimeve 3- vjecare bachelor dhe masterit profesional. Sipas relacionit te projektligjit qe sapo ka ardhur nga qeveria ne Kuvend thuhet se duke pasur parasysh rendesine qe ka profesioni i mesuesit dhe objektivat e programit te qeverise shqiptare per rritjen e cilesise se shkollimit propozohet perfshirja e profesionit te mesuesit ne grupin e profesioneve te rregulluara. Zhvillimet e fundit ne sektorin e arsimit e bejne te nevojshem kete nderhyrje. Me tej ne projektligj thuhet se ne ditet e sotme shenohet nje rritje e ndjeshme e numrit te studenteve te cilet studiojne apo diplomohen ne kete fushe te sherbimit profesional ne universitete publike dhe private. Propozimi per rregullimin e profesionit te mesuesit thuhet ne projektligj perben nje hallke te rendesishme ne procesin e reformes te ndermarre rishtazi nga Ministria e Arsimit per profesionin e mesuesise dhe arsimit parauniversitar. Rregullimi i ketij profesioni rrit profesionalizmin dhe si pasoje edhe mundesite. Lidhur me profesionin e mesuesit provimi i shtetit per kete profesion propozohet te realizohet per mesimdhenesit e arsimit parauniversitar edukator kopshti mesuesit e arsimit baze te detyruar sistemi 9-vjecar dhe atij te mesem 10-13 pasi te kete mbaruar kualifikimin baze bachelor prej tre vjetesh dhe studimet master. Realizimi i praktikes profesionale dhe kohezgjatja e saj do te parashikohen me nje akt te vecante te Ministrise se Arsimit dhe Shkences si dhe urdhrit profesional perkates thuhet me tej ne kete projektligj. Sipas tij propozimi per te rregulluar me provim profesionin e mesuesit mbeshtetet ne pervojen europiane si per shembull ne sistem gjerman francez italian anglez etj. Madje te gjitha vendet e BE-se e kane zgjidhur ne kete forme profesionin e mesuesit. Provimi i shtetit synon te ndikoje kualifikimin dhe arsimimin e mesuesve profesioniste pasi bazuar ne standardet europiane te sigurise e te cilesise ai eshte i orientuar per nga rezultati dhe mat besueshem rezultatet e te nxenit duke standardizuar e njesuar kesisoj diplomat dhe kualifikimet e leshuara nga institucione te ndryshme. Duke marre parasysh autonomine e institucioneve te arsimit te larte provimi i shtetit mund te luaje nje rol te rendesishem ne hartimin e kurikulave te programeve te studimit sidomos persa i perket orientimit te ofertes ndaj kerkesave te tregut nderkombetarizimit dhe krahasueshmerise se kualifikimeve ne tregun europian thuhet ne relacion. Per mesuesit qe ushtroje aktualisht kete veprimtari do te vlejne dispozitat kalimtare te parashikuara nga ligji per profesionet e rregulluara. Ne nenin 9 te ligjit thuhet se perjashtohet nga detyrimi per te dhene provimin e shtetit profesionisti qe ne castin e hyrjes ne fuqi te ketij ligji ushtron ose ka ushtruar nje profesion te rregulluar. Kriteret
Provimi i shtetit ne profesionin e mesuesise propozohet te realizohet per mesimdhenesit e arsimit parauniversitar edukator kopshti mesuesit e arsimit baze te detyruar sistemi 9- vjecar dhe atij te mesem 10-13. Kandidatet duhet te kene mbaruar kualifikimin baze bachelor prej tre vjetesh ne universitet dhe studimet master.
Per studimet mastar kerkohet mbrojtja e gjuhes angleze ne nje nga metodat nderkombetare te njohjes se kesaj gjuhe.
Nese nuk realizohen keto kritere atehere nuk futet ne provim cka nuk mund te ushtroje profesionin e mesuesit qofte ne publik qofte ne privat.
Realizimi i praktikes profesionale dhe kohezgjatja e saj do te parashikohen me nje akt te vecante te Ministrise se Arsimit dhe Shkences si dhe urdhrit profesional perkates.
Perjashtohet nga detyrimi per te dhene provimin e shtetit
a profesionisti qe ne castin e hyrjes ne fuqi te ketij ligji ushtron ose ka ushtruar nje profesion te rregulluar
b profesionisti i cili fiton te drejten e ushtrimit te nje profesioni te rregulluar jashte Republikes se Shqiperise ne perputhje me percaktimet e Keshillit te Ministrave.
ERALD KAPRI