E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te vertetat e fshehta te incidentit te Kanalit te Korfuzit

/ / / / Para 1 of 2 Tjetri var JAThumbnail = new Class initialize functionwrapper this.next = wrapper.getElements.next this.prev = wrapper.getElements.prev this.counter = wrapper.getElement .counter .item this.items = wrapper.getElements.thumbnail this.thumbbox = wrapper.getElement.ja-thumbnail this.curr = 0 if this.items this.items.length 0this.curr-1this.items.length-1 if this.fx this.fx.stop this.fx = new Fx.Elementsthis.itemsthis.currthis.itemsnext this.thumbbox var h1 = this.thumbbox.getCoordinates.height var h2 = this.itemsnext.getCoordinates.height this.fx.start 0opacity01opacity12heighth2 this.curr = next this.counter.innerHTML = this.curr - 1 .bindthis firstrun function if this.firstrun var coor = this.itemsthis.curr.getCoordinates this.thumbbox.setStyles widthcoor.width height coor.height this.items.setStyle position absolute this.firstrun = false .ja-thumbnailwrap.eachfunctionwrapper new JAThumbnail wrapper

PROFESOR PASKAL MILO

Historiani i njohur profesor Paskal Milo permes librit te me te ri te tij Te vertetat e fshehura Incidenti i Kanalit te Korfuzit bazuar ne fakte te reja dokumentare hedh drite mbi arsyet qe cuan ne incidentin e bujshem te pas clirimit me anijet britanike ne Kanalin e Korfuzit. Sipas historianit i cili eshte bazuar nga fakte dhe deshmi te kohes te marra ne arkivat ruse jugosllave britanike por dhe ato amerikane e franceze kemi te bejme me nj histori krejt ndryshe nga ajo qe kemi ditur dhe mesuar.
Ne liber ka fakte se incidentet ne Kanalin e Korfuzit nuk ishin ngjarje te rastit por ato u gatuan nga te dy palet sepse pergjegjesia nuk ishte e njeanshme por e dyanshme. Per here te pare lexuesi do te mesoje se si

dhe kur u vendosen minat ne bregdetin jugor shqiptar e cila ishte prapaskena politike e incidentit dhe pse qeverite e te dy vendeve i fshehen Gjykates Nderkombetare te Drejtesise disa dokumente qe do ti kishin dhene asaj arsye per nje vendim tjeter.

Incidenti i Dyte i Kanalit te Korfuzit
Kohet e fundit pervec publikimit te dokumentacionit XCU dhe XCU1 te arkivit te Admiraliatit Britanik nga studiuesi E. Karti jane botuar edhe dokumente te tjera te deklasifikuara dhe jane bere riinterpretime qe perforcojne bindjen e pales shqiptare ne kohen e incidentit e pas tij se anijet britanike ndermoren nje provokim te organizuar me paramendim ne ujerat territoriale shqiptare ne 22 tetor 1946.
Incidenti i dyte brenda disa muajve ne Kanalin e Korfuzit e shqetesoi shume Admiraliatin dhe komandantet e anijeve jo vetem per humbjet njerezore por edhe per ate cfare mund te zbulohej nga plani sekret i operacionit te tyre ne ujerat territoriale shqiptare. Ndaj edhe u perpoqen qe ta administronin qe ne fillim me kujdes e maturi. Komandanti i Flotes Mesdhetare britanike Admirali Uillis i sapo informuar per ngjarjen erdhi urgjentisht ne Korfuz dhe ne mbremjen e 22 tetorit njoftoi per cka kishte ndodhur Admiraliatin ne Londer. Ky i fundit po ate nate informoi kryeministrin Etli dhe Forin Ofisin por nuk ishte i mendimit qe ngjarja ti behej menjehere e njohur shtypit.
Qeveria shqiptare u informua ne vazhdimesi gjate gjithe pasdites se 22 tetorit per ardhjen lundrimin e anijeve britanike dhe per shperthimet qe ndodhen ne dy prej tyre. Diten tjeter ne 23 tetor Koci Xoxe njeriu i dyte i fuqishem pas Enver Hoxhes njoftoi A. Rankovicin homologun e tij ne Beograd per cfare kishte ndodhur. Nje dite me vone ne 24 tetor Xoxe duke njoftuar perseri Rankovicin per ngjarjen i shkruante se Luftanija qe u perpoq ne nje mine brenda ne zonen e minuar prej nesh mbante numrin RE621 Gjate diteve ne vijim komunikimi per kete ceshtje midis Tiranes dhe Beogradit ishte intensiv. Rankovici porosiste Xoxen qe ne protestat e qeverise shqiptare te theksohej qarte se minat ne te cilat u ndeshen anijet britanike ishin te vjetra. Qeveria shqiptare permes nje komunikate te shkurter shtypi njoftoi per incidentin opinionin publik. Por nderkohe ajo mori masa te jashtezakonshme ne te gjithe vijen bregdetare nga ishulli i Sazanit deri ne Butrint per te patrulluar naten dhe diten me forca te shtuara. Pergjegjes per forcimin e mbrojtjes bregdetare nga Shtatmadhoria u ngarkua kapiteni Abdi Mati. Ne ato dite ujerat ne Gjirin e Sarandes u mbushen me tesha ushtarake marine kepuce uniforma kapele libra harta e mjaft pajisje te tjera qe kishin anijet. U gjeten gjithashtu edhe dy mjete te vogla lundruese me rrema predha artilerie si dhe trupi i nje marinari qe nuk identifikohej dhe qe u varros diku ne kodren e Baladhes. Te gjitha keto gjetje iu njoftuan me shkrese te vecante Ministrise se Mbrojtjes Kombetare.
Incidenti ne Londer ne fillim u trajtua me kujdes ne marredheniet me publikun. Ne nje deklarate te shkurter per shtyp Bordi i Admiraliatit ne 23 tetor shprehu keqardhjen per demtimin e anijeve britanike nga minat ne pjesen veri-lindore te Kanalit te Korfuzit njoftoi per disa viktima dhe premtoi nje informim te metejshem sa me shpejt te ishte e mundur. Nje dite me vone sekretari parlamentar i Admiraliatit Xhon Dagdejll John Dugdale informoi Dhomen e Komuneve per incidentin dhe iu pergjigj ne menyre afirmative pyetjes se U. urcillit nese ishte i njejti Kanal ku kryqezoret tane u goditen nga baterite shqiptare disa muaj me pare Shtypi britanik e pasqyroi ngjarjen ne 24 tetor por jo me ndonje vemendje paresore. Gazeta The Times qe konsiderohej e afert me qeverine britanike nuk i kushtoi vemendjen e duhur dhe kjo tingelloi jo normale per nje gazete qe njihej per komentet e saj kurajoze e thumbuese. Vetem gazeta Daily Mail ne nje kryeartikull te saj te titulluar Misteri i Korfuzit shkruante se nderi dhe interesi i Britanise se Madhe nuk mund te kenaqen me nje proteste te thjeshte por duhen kerkuar demshperblime kompensime per familjet e viktimave falje denimin e fajtoreve dhe siguri se asnje sulm i kesaj natyre nuk do te perseritet.
Opinioni i shprehur ne Daily Mail sigurisht qe nuk ishte vetem i gazetes ne fjale. Diten tjeter ne 25 tetor Admiraliati i beri nje MEMO te posacme kryeministrit Etli me propozime konkrete. Qe ne fillim shprehej dyshimi qe minat mund te ishin vene nga shqiptaret. Konkretisht kerkohej miratim qe te ngarkohej Komanda e Forcave te Marines Mesdhetare per zhvillimin e operacioneve minapastruese ne zonen ku kishte ndodhur incidenti te njoftoheshin qeverite greke e shqiptare per keto operacione te autorizohej Bordi i Zones Mesdhetare te pastrimit te minave qe ti deklaronte te gjitha ujerat territoriale shqiptare si te rrezikshme nga minat ne nje Kanal i cili jo shume kohe me pare ishte pranuar si i pastruar prej tyre. Kryeministri njoftohej gjithashtu se operacionet e pastrimit mund te fillonin 48 ore pas njoftimit te qeverise shqiptare. Pas miratimit nga Etli te ketyre propozimeve ne mbremjen e po asaj dite Forin Ofis udhezoi Ambasaden Britanike qe permes Legates shqiptare ne Beograd te njoftohej qeveria shqiptare qe autoritetet minapastruese britanike se shpejti do te pastronin Kanalin. Ky veprim u krye diten tjeter ne 26 tetor.
Ne Tirane edhe pa kete njoftim po pergatiteshin per mundesine e shkeljes perseri te ujerave territoriale nga anijet britanike madje edhe per zbarkimin e tyre ne portin e Sarandes. Ishte vendosur qe ne rastin kur ato do ti drejtoheshin ketij porti pa lajmeruar ato do te qelloheshin. Njoftimi britanik per operacionin minapastrues e alarmoi qeverine shqiptare e cila si per cdo rast tjeter te rendesishem e aq me teper per kete ceshtje informoi dhe u konsultua me Beogradin. Koci Xoxe ne 27 tetor i dergoi radiogram Rankovicit i cili pasi e bisedoi ceshtjen me Titon rekomandoi qe qeveria shqiptare te protestoje ne OKB dhe te deklaroje se ajo do te marre masat per ta bere vete pastrimin e ujerave te saj territoriale.
Qeveria shqiptare ne 30 tetor dergoi nje telegram proteste sekretarit te Pergjithshem te OKB-se Trygve Li dhe nje note pergjigjeje qeverise britanike per komunikimin e saj te 26 tetorit.

Ne 10 nentor paradite ambasadori britanik dorezoi ne Legaten shqiptare personalisht noten e qeverise se tij. Aty njoftohej qeveria shqiptare se ne mbeshtetje te nje vendimi unanim te marre nga Bordi Qendror Nderkombetar i pastrimit te minave anijet britanike ne 12 nentor do te ndermerrnin pastrimin serish te minave ne Ngushticen e Korfuzit ne zonat MEDRIS 18/32 dhe 18/34 sipas hartave te Bordit te cilat i dispononin edhe autoritetet shqiptare. Per te shmangur akuzat nota britanike nenvizonte se asnje anije nuk do te qendronte ne ujerat shqiptare dhe pastrimi do te behej ne te njejten menyre si pastrimet e meparshme te kryera nga anijet britanike ne tetor 1944 dhe ne shkurt 1945 per te cilat qeveria shqiptare nuk kishte bere asnje verejtje.
Ne Londer nderkohe u pergatiten per te perballuar nga pikepamja publike reagimet e mundshme te qeverise shqiptare. Admiraliati dhe Forin Ofis redaktuan edhe komunikatat e posacme per shtyp ne dy variante ne rastin kur Tirana thjesht do te bente nje proteste gjate operacionit te spastrimit te minave dhe ne rastin kur shqiptaret do te provokonin nje incident dhe anijet britanike do te ishin te detyruara te pergjigjeshin me zjarr.
Nota britanike ngjalli panik te madh ne Tirane. Enver Hoxha dergoi ne Sarande urgjentisht per te qene ne krye te puneve Mehmet Shehun Shefqet Pecin keshilltarin sovjetik Kogan dhe nje oficer jugosllav te marines. Aq shume e coroditur u gjend udheheqja shqiptare por edhe e frikesuar nga rreziku i gjetjes se minave ne ujerat territoriale ne hyrje te portit te Sarandes saqe u ngaterrua edhe ne kthimin e pergjigjes te notes britanike.
Ne 10 nentor Koci Xoxe dhe Nako Spiru ishin ne Beograd i pari i ftuar si gjithnje nga A. Rankovici dhe i dyti per te perfunduar disa marreveshje ekonomike. Kur ata u njohen me permbajtjen e notes me porosi edhe te E. Hoxhes u konsultuan me Titon dhe bashkepunetoret e tij per pergjigjen e saj si dhe u udhezuan sesi duhej te vepronin ne 12 nentor diten kur anijet britanike do te pastronin ujrat e Kanalit nga minat. Ne 10 nentor Koci Xoxe i dergoi disa telegrame Enver Hoxhes. Ne te parin por edhe ne te tjerat ai shkruan se me bisedimet qe pata me Plakun J. B. Tito - shenimi im - P. M dhe me shoket mendojne sa vijon ne te gjithe keto telegrame. Ne to porositet E. Hoxha qe ne qofte se ne 12 nentor vaporet vijne dhe qerojne minat mos me shti por me protestue menjehere Unos OKB-se-P.M dhe Anglis. Me shti vetem ne rast se tentojne zbarkim. Xoxe i kerkoi Hoxhes qe nota e pergjigjes qe ishte hartuar ne Beograd te shihej prej tij dhe diten tjeter ne oret e para te mengjesit te 11 nentorit te dergohej perseri mbrapsht per tiu dorezuar Ambasades Britanike. Me tej duhej te deklarohej se qeveria shqiptare nuk e njihte Bordin Qendror Nderkombetar per pastrimin e minave i cili kishte uzurpuar te drejtat dhe te propozohej ngritja e nje Komisioni nga OKB-ja me pjesemarrjen edhe te Shqiperise per te percaktuar se cilat jane ujerat joterritoriale te Kanalit si dhe te protestohej kunder kerkeses britanike si veper unilaterale qe shkelte sovranitetin e vendit.
Ne telegramin e katert qe Xoxe dhe Spiru i dergonin Hoxhes thuhej Qendrimi i jone duhet te jete Ne nuk dim per mina Ne as nji menyer mos me pranue se minat jane tonat. Ata me nje kembengulje te madhe i kerkonin Tiranes qe te behej urgjentisht nota e protestes drejtuar OKB-se dhe ajo tu shperndahej menjehere Agjencise Telegrafike Shqiptare TASS-it TANJUG-ut Radio Tiranes etj. Ne telegrame ndihej nje ngutje dhe nje presion i madh per te mos thene urdhra per kryetarin e qeverise shqiptare si nep cka kemi kerkue me telegramet duhet behet sa ma shpejt lexoni mire telegramet direktivat duhen te jene te kjarta dhe jo te mbytur Informoni me mire Mehmetin dhe nese hyne ne ujerat territoriale me protestue me nji here ne Uno dhe ku do por nUno duhet me protestue si hyjne si nuk hyjne ne ujnat territoriale.
Diten tjeter ne 11 nentor vone pasdite Enver Hoxha u pergjigjet telegrameve te Koci Xoxes e Nako Spirut me 6 telegrame te tij. Midis rreshtave te ketyre telegrameve ndihet zemerimi deshira per tu treguar vendin atyre qe ne ate kohe konsideroheshin rivalet e tij dhe per te mos u shfaqur se duhej gelltitur gjithcka qe thoshte Tito dhe bashkepunetoret e tij. Ne radhe te pare u terhiqte vemendjen per ngutjen me te cilen kerkonin pergjigjet e tij kur jepni telegramet duhet te mendoni dhe te beni hesap kohen qe vijen ato telegrame sa deshifrohen dhe sa me vine mua. Noten tuaj une e kam marr me ora 9 e gjysme te mengjesit te dates 11. Ju kerkoni qe une te jap mendim pa e marre akoma ate note Nota juaj ka pas gjera jo te drejta. Te drejtat tona dhe propozimi i jone ne ate note nuk delnin kiarte.
Hoxha i kritikon sepse ne vend qe te prisnin noten e tij kishin dorezuar ate qe ishte hartuar ne Beograd i akuzon per skena nervozizmi dhe paniku si dhe u terheq verejtje per te mos biseduar gjithcka me ekspertet jugosllave si ne Beograd e ne Tirane dhe aludimi ketu behet per ata qe kane vendosur minat sepse keto jane ceshtje delikate dhe per cdo gje jemi pergjegjes ne dhe vetem ne. Ne keto telegrame gjendet pohimi i plote e i qarte i vendosjes se minave ne ujerat territoriale shqiptare te Kanalit te Korfuzit kur ne telegramin e dyte te Enver Hoxhes shkruhej Sigurisht qe keni menduar per konsekuencat e me pasme qe mund te rrjedhin ne rast se Inglizet shkelin ujerat tona dhe heqin minat. Une bej pyetjen pse u vune minat a po per te ardhur inglizet te na i heqin.
Xoxe dhe Spiru u perpoqen te mbroheshin nga kritikat e Hoxhes. Ata ne 12 nentor e informuan se nota e pergjigjes i ishte dorezuar ne oren 16 te 11 nentorit Ambasades Britanike ne Beograd ne afatet maksimale te caktuara nga Londra dhe kerkojne te dijne se me cilat ceshtje te notes ai nuk ishte dakord dhe per cfare arsye. Perseri keshillojne qe protesta ne OKB te behet ne momentin kur anijet britanike do te hynin ne ujerat territoriale shqiptare.4 Koci Xoxe ne 11 dhe 12 nentor u takua dy here edhe me ambasadorin sovjetik ne Beograd Lavrentjev. Nga informacioni qe Nako Spiru jep per takimin e 12 nentorit kuptohet se ai u krye me teper per te gjetur mbeshtetje per noten qe iu dergua britanikeve pa miratimin e Hoxhes sepse Lavrentjev kishte thene se nota jone nuk asht keq.
Ne arkivin e Ministrise se Puneve te Jashtme te Rusise keto dy takime jane mjaft mire te dokumentuara. Lavrentjevi diplomat me shume pervoje ka informuar qendren e vete me permbajtjen e ketyre bisedimeve. Ai beri te ditur se ne takimin e pare Xoxe e ka informuar per noten britanike te 10 nentorit dhe i ka treguar edhe projekt pergjigjen ne emer te qeverise shqiptare e cila eshte bashkerenduar me Mareshallin Tito dhe i eshte derguar per konfirmim Hoxhes. Lavrentjevi nuk e mohon se e ka vleresuar noten shqiptare si jo te tepert. Diten tjeter ne 12 nentor Xoxe e njofton Lavrentjevin se ai kishte vendosur dhe e kishte dorezuar noten shqiptare te pergjigjes te hartuar ne Beograd me justifikimin se mos anglezet e konsideronin vonesen e pergjigjes si pelqim te heshtur te qeverise shqiptare per pastrimin nga minat te ujerave territoriale te Shqiperise. Kete veprim sipas Lavrentievit Xoxe e kishte bere pasi ishte keshilluar me Rankovicin dhe e kishte bashkerenduar me Titon.
Vete Xoxe jep detaje ne kete takim se pergjigjja e Hoxhes kishte ardhur ne oren tete te mbremjes ne 11 nentor dhe se kryeministri shqiptar kishte njoftuar se do te dorezonte nje note tjeter e cila sipas tij nuk ndryshonte nga nota qe ai u kishte dorezuar britanikeve.
Nota shqiptare e 11 nentorit ne variantin e Xoxes drejtuar qeverise britanike ishte nje permbledhje e atyre sugjerimeve qe Tito e Rankovici i kishin bere qeverise shqiptare dhe qe i ishin percjelle Enver Hoxhes. Ne 11 nentor kryeministri shqiptar i drejtoi nje proteste sekretarit te Pergjithshem te OKB-se ne te cilin cdo inkursion i anijeve te huaja ne ujerat territoriale shqiptare do te konsiderohej si nje akt jo miqesor dhe do te shkelte sovranitetin e Shqiperise. Ne te njejten dite ne darke por edhe heret ne mengjes ne 12 nentor Enver Hoxha me cilesine e Komandantit te Pergjithshem ka firmosur disa urdhra drejtuar Mehmet Shehut e Shefqet Pecit ne Sarande ne te cilat i urdheron ne menyre kategorike qe ne rast se vijne anijet britanike per te pastruar minat te mos goditen dhe se kunder tyre do te qellohej vetem ne rastin kur ato mund te tentonin per te zbarkuar. Ne njerin prej ketyre urdhrave ne 12 nentor ne mengjes ai pasi e informon Mehmet Shehun se ne Sarande po shkonte edhe nje oficer i marines jugosllave e porositi edhe njehere per anijet britanike se ne rast se insistojne te heqin minat i lini ti heqin dyke mos pranuar se minat i kemi vene ne.

Ne Forin Ofis noten shqiptare e konsideruan si jo shume te qarte por qe nenkuptonte se shqiptaret ishin te pergatitur te binin dakord per pastrimin e Kanalit te njohur te lundrimit permes Ngushtices se Korfuzit. Por Beket dhe Uilliams ndonese propozuan qe ti kthehej nje pergjigje e menjehershme qeverise shqiptare nuk pranuan ngritjen e cfaredo komisioni miks per te diskutuar ceshtje qe mund te ishin te debatueshme. Ne Londer ishte vendosur ne nivelin me te larte qeveritar qe ne 12 nentor se ne ujerat territoriale shqiptare do te zbatohej operacioni me emrin e koduar Hakmarrja. Vijon neser

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›