Mësuesja heroinë e shkollës Sandy Hook

( E plotësuar) Kur Adam Lanza hyri në klasën e Victoria Soto, ai ishte i armatosur me një armë gjysmë-automatike me të cilën ai kishte vrarë tashmë 20 fëmijët e vegjël.
Ajo kishte vetëm guxim e saj, dhe instinktin për të mbrojtur klasën e saj.
Mësuesja Viktoria ishte 27 vjeç, dhe u përball me vrasësin dhe shpëtoi fëmijët e saj.
Disa dëshmitar thonë se ajo shpëtoi fëmijët duke i futur ata në dollap dhe duke gënjyer se fëmijët ndodheshin në palestër.
Një dëshmitar tjetër thotë se ajo u hodh mbi fëmijët duke i mbrojtur me trupin e saj. Sido që të jetë ajo shpëtoi klasën e saj.
Pas kësaj Lanza e qëlloi mësuesen heroinë dhe pastaj qëlloi veten./Indeksonline/
....
Dymbëdhjetë vajza, tetë djem dhe gjashtë të rritur janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në shkollën fillore “Sandy Hook” në Konektikat.
Kryeshefi i mjekësisë ligjore, Wayne Carver, ka bërë të ditur se të gjithë fëmijët kanë qenë të moshës 5 dhe 7 vjeç.
Sipas autoriteteve mjekësore, viktimat janë qëlluar disa herë.
Policia ka thënë se ka gjetur “prova të mëdha”, për të cilat shpreson se do t’iu japin përgjigje motiveve të sulmit.
Sulmuesi, i identifikuar si Adam Lanza, ka vrarë nënën e tij, përpara se të shkonte në shkollë dhe të hapte zjarr ndaj fëmijëve dhe mësimdhënëseve.
....
Presidenti amerikan Barack Obama ka arritur sot në Newtown të shtetit Connecticut duke u solidarizuar me qytetarët pas tragjedisë që ndodhi në Shkollën Fillore ku humbën jetën 20 fëmijë të moshës 5-7 vjeçare.
Obama pritet që të flas në një ceremoni fetare kushtuar të vrarëve, duke bërë thirrje që masakrat e tilla të mos përsëriten.
Zyrtarët e shkollës kanë lajmëruar se mësimi do të rifillojë të martën me përjashtim të pjesë së parashkollorëve./Indeksonline/