Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi i policisë

Ka vrarë veten mëngjesin e sotëm efektivi i trafiqeve në Drejtorinë e Policisë të qytetit të Korçës, i cili është dhe djali i nënprefektit të qytetit të Bilishtit.
30-vjeçari Dornjel Milo u vetëvra me armën e shërbimit mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Bilisht.
Milo ka qenë i vetëm në shtëpi kur ka kryer vetëvrasjen.
Kanë qenë familjarët që kanë gjetur trupin e pajetë të 30-vjeçarit.
Ende janë të paqarta shkaqet të cilat shtynë 30-vjeçarin ti japë fund jetës, ndërkohë që policia e Korçës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Indeksonline/