E Shtunë, 31 Tetor 2026

Met Baci nje veper me nje dashuri altruiste

Fondin e pasur krijues te piktorit Met Baci tashme mund ta gjejme ne nje hapesire te madhe. Pervec disa ekspozitave te suksesshme ne Shqiperi dhe Itali disa nga krijimet e tij vrojtohen me interes nga adhurues cilesore te piktures edhe ne France Itali Luksemburg Kanada SHBA etj. Me disa vepra te tij krijuese eshte botuar albumi Baci Galeri ne rryma te ndryshme. Piktori Met Baci ne krijimet e tij me kontraste te fuqishme dhe raporte harmonike ne krijimtarine cilesore ka terhequr vemendjen e mjaft krijuesve analisteve te shquar ne fushen e piktures shkrimtareve dhe kritikeve te artit pamor. Ne 2010-n anetaresohet ne Akademine Europiane te Arteve. Krijimtaria e piktorit Met Baci eshte e vecante te mban ne kersheri te madhe dhe te pasuron me dije ne artin e tij pamor. Kjo krijimtari eshte nje risi e vecante dhe mjaft cilesore ne artet pamore bashkekohore surrealiste. Pervec vlerave me te arrira dukuri e vecante ne krijimtarine e tij eshte edhe dritezimi karakteristik dhe perzgjedhja e ngjyrave me tipike e domethenese per subjektet e krijuara. Dallohen mjaft elemente te tjere te spikatur te cilet i japin origjinalitetin krijues ketij piktori te shquar. Met Baci ne krijimtarine e tij ka bere perzgjedhjen e subjekteve ku individet i perkasin te gjitha shtresave te shoqerise dhe te gjitha moshave me cilesite dhe karakteret e shprehura qarte dhe shume bukur. Vepra e tij eshte gjithnje e shoqeruar me mesazhe altruiste nga dashuria keqardhja deshira dhe adhurimi miresia e plot ndjenja te tjera njerezore. Te tilla jane krijimet e tij Ajo qe besojme per grate Velje etj. Nder keto subjekte si me te vecanten qe do ta cilesoja si nje nga kryeveprat e tij eshte Drite per te tjeret me te cilen autori pervec vlerave artistike te realizuara ne menyre te perkryer percjell nje mesazh te madh per shoqerine njerezore. Mjaft e pasur eshte krijimtaria e tij ne kete shtresim ku subjekti i femres pa medyshje si nje mbartese e ndjesive me te thella impresioniste dhe e dukurise apo e shfaqjes se saj me nje larmitet te dukshem ne ekspresionin e te cilave autori i ka ngritur keto vlera ne artin e piktures si shume rralle piktore te shquar. Kete bote impresioniste ai e ka realizuar cilesisht ne krijimet e tij Personazh Flagrance Hapesire e bukur Dje Vello Duke menduar per ty Pagjumesi. Me cilesi te larta artistike ky autor ka realizuar bukurine femerore ne punimet Vjeshta Tereza Filja Vajza me vathe Sfond i thyer Pa trokitur Dite me diell e te tjera. Ne krijimtarine e ketij autori nuk hasim dukuri te relativizmit perkundrazi bota shpirterore e subjekteve qe ai ka krijuar eshte objektive reale dhe ngre ne bukurine artistike vlerat e verteta te kultures shoqerise rrethanave dhe te individit. Piktura e tij eshte nje transmetues i shprehjeve e subjekteve te botes shpirterore e mendore te njeriut duke i dhene vlera me te larta sesa ne shfaqjen objektive te tyre. Realizimet ekspresioniste te ketij autori ne veprat Nudo Nuk je ti ne fokus e te tjera ku bota e brendshme e subjekteve na flet thellesisht me ndjenjat e tyre te fuqishme qendrojne perkrah me te njejtat vlera sikurse ato te piktorit norvegjez Edvard Munch te belgut James Ensor apo francezit Paul Gauguin. Po keshtu me delikatese dhe ndjenje poetike autori ka krijuar ne menyre te persosur shfaqjen apo shperthimin e perndjesive nje ekspresionizem me subjekte te natyrshme ne punimet Qosh i muzget Pergjerim Pa titull E magjepsur Vetetime ne dritare Dhimbje e te tjera dhe gjithsecila e vecante dhe me magjepse. Mjaft i gjetur eshte vleresimi qe i ben kritiku dr. Carlo Roberto Sciascia i cili shkruan se piktori Met Baci krijon ngacmime optike emocionuese. Transmetohen fuqishem shqetesimet shpirterore dhe nganjehere shperthyese ku verehen refleksione fantazi plot mistere e ne te njejten kohe poezi. Eumlshte i vecante fakti se ne mjaft punime te Met Bacit verehet nje krijimtari me paraqitje te dyfishte te botes se brendshme shpirterore dhe psikike te ndrydhur apo te vrare por njeheresh edhe mjaft shprehese qe duket si nje largim nga klasicizmi nje arritje kjo teper e rralle dhe shume e veshtire te cilen mund ta realizojne vertet vetem piktore te medhenj qe mbartin erudicion filozofi ndjenja te thella pervoje te madhe pasion e talent si dhe nje perndjesim te brishte brenda vetes aftesi per ta percuar apo qendisur edhe te subjektet qe kane krijuar. Ne kete kuptim te ky autor bien ne syrin e kersherise se pafundme punimet Dilema Dritaret Pertej qenesise Perzier ne enderr Portret Afersi e pakapshme E shkopsitur perballe diellit etj. Krijimtaria e Met Bacit ne artin e piktures realisht ndihet dhe flet si nje roman vertet i bukur. Ajo deperton thelle si nje risi e re ne shpirtin dhe mendjen e shikuesit i cili mberthen veshtrimin ne to me nje kersheri te vecante dhe imagjinata shkon edhe me tej. Me keto cilesi nje kryeveper tjeter e krijimtarise te ketij autori eshte punimi Nuk je ti ne fokus te cilen do ta vleresoja si nje Monaliza e Leonardo da Vincit por me nje botekuptim Situs inversus dhe qe vetevuajtja e saj eshte realizuar me nje ndjenje ekspresioniste te jashtezakonshme. Pra ajo flet eshte gjalle por flet me brengen e madhe te trishtimit. Po keshtu me shije te larte artistike jane realizuar tablote Prog mekati Ne mes i kripur deti Vetmi apo shprehja plot perndjesim e ankthit ne pikturat Degradimi Bingo Ankthi etj. Me mjeshteri jane realizuar nga ky autor portretet monotipe duke na sjelle ne ngjashmeri artistike krijimet e piktorit holandez Gerard Dou nxenes i Rembrandit. Shumellojshmeria dhe hapesira e krijimtarise se Met Bacit me tema te jetes eshte nje kontribut tjeter ne artin e piktures. Me finese artistike jane realizuar punimet Te ngujuara Vape ne studio Ivona Pauz pas refrenit Vonesa pese minuta Thuaja kenges etj. Krijimtaria e Met Bacit na sjell prane cilesite e larta romantike dhe me shume emocion me veprat Drite per te tjeret Vetmi Hapesire e lakuar etj. te cilat na krijojne po ato ndjenja si te Kapercimi i shtrigave e francezit Teodore Gericault apo Grate algjeriane te piktorit francez Eugene Delacroix. Natyralizmi na vjen ne krijimtarine e Met Bacit me vlera te perplota te natyres me nje bukuri te natyrshme te pa idealizuar me ngjyra te forta dhe terheqese duke na krijuar mendimin si nje pasues i shkolles se Michelangelo Merisit Karravaggios te Giovani Pietro Bellonit apo si bashkekohes i piktorit gjerman Carl Spitzweg. Krijimtaria e ketij autori ne peizazhet eshte sa clodhese aq edhe frymezuese. Hapesira dhe cilesia artistike e peizazheve te tij eshte nje aureole terheqese frymezuese dhe shpeshhere poetike. Pikturat e tij te realizuara me ngjyra te zgjedhura plot drite dhe me mjaft finese artistike krijojne clodhje psikologjike harmoni shpirterore sikur te kemi para syve veprat e shkelqyera te piktorit te famshem kinezin Fen Ge apo tibetianin Tseten Namgyal. Midis shume te tjerave ne keto punime do te vecoja Rruge fshati Margin stine Shteg Vlage Toke ne det Bardhesi Rrepire Peizazh bregdeti. Ne gjithsecilen prej ketyre shquhet shpirti krijues dhe fantazia poetike e autorit. Duket qe Met Baci nuk ka mbetur i pandikuar nga menyra moderne e artit orfik te themeluar nga francezi Robert Delaunay arritjen cilesore te te cilit ai e shfaq ne pikturat Brerore guri Intrige Rrenje thjeshtesie Kthina etj. Ne krijimtarine e ketij autori mjaft cilesor dhe e arrire ne nivele artistike bashkekohore eshte dhe perdorimi i koncepteve abstraksioniste ne te cilat zgjohet dhe zhvillohet kureshtja e kendshme. Ne kete aspekt bien ne sy krijime te tilla si Kapriciot e se kuqes Gjurme kalerimi Muzg Rrekate e femijerise Renia e murit te Berlinit etj. Pra ne te gjitha aspektet mund te themi pa rezerva se krijimtaria e piktorit Met Baci eshte mjaft cilesore e arrire dhe e shquan ate si krijues me vlera artistike bashkekohore si nje surealist modern ne te cilen ky autor ushtron krijimtarine e tij te lire ne kerkim te arsyes dhe perpiqet te depertoje i ndergjegjshem mbi realitetin i cili ashtu sikurse Salvadore Dali apo Max Millian Ernst kerkon te rikrijoje ne fantazine mbi endrrat apo synimet e njeriut. Subjekte te tilla shfaqen te pikturat Pa qiell Braktisje Perde e zhubravitur dhe ne mes tyre edhe me e shquar Vjeshta Le ta mbyllim kete artikull me fjalet e piktorit prof. Mario Carpini-t i cili per piktorin Met Baci shkruan Ai sigurisht hyn dhe ben pjese ne rrethin e piktoreve kontemporane dhe krijimet e tij kane nivel artistik dhe meritojne qe te vleresohen drejt.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›