Rekordet me interesante Guinness

Njera prej gazetave me te lexuara ne Britani Daily Mail sjell disa nga rekordet me interesante te regjistruara ne librin e rekordeve Guinness.Nder to jane edhe lopa me e shkurter Swallow e cila eshte e gjate vetem 86 centimetra si dhe njeriu i cili mund ti vendose ne buze 400 kapese per tharjen e rrobave dhe ti mbaj per 10 sekonda.Veshtire eshte te besh nje vend ne librin e rekordeve dhe mbi 80 per qind e te lajmeruarve refuzohen - tha zedhenesja e Guinnessit Amarilis Espinoza.Gjuha me e gjate e qenit- Qeni pekinez nentevjecar Puggy ka gjuhen e gjate 11.3 centimetra.Gjarpri me i gjate- Pitoni i cili jeton ne kopshtin zoologjik te Ohios ne SHBA eshte gjarpri me i gjate i cili jeton ne kafaz ndersa gjatesia e tij arrin ne 13.7 metra.Me shume kapese te ngjitura ne buze- Simon Elmore nga Bavaria e Gjermanise ka ngjitur 400 kapese per tharjen e rrobave ne buze ne gusht te vitit 2009 dhe ato i ka mbajtur per nente sekonda.Njeriu i cili terhoqi aeroplanin me te madh- Kevin Fast terhoqi per tete metra aeroplanin e rende 188.83 ton te tipit CC-177 Globemaster III ne pisten ushtarake te Ontarios ne Kanada.Lopa me e shkurter ne bote- Swallow eshte e gjate vetem 86 centimetra ndersa jeton me pronarin Martin Ryder ne fermen Pike End ne Britanine e Madhe.